Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Kukan i shqetësuar: U bëra nervoz kur e dëgjova, nuk më pëlqejnë deklarata të tilla

Raportuesi i PE, Eduard Kukan, ka reaguar për deklaratat e
kryeministrit Rama për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, duke thënë se
kjo gjë nuk i ka pëlqyer.
 
I pyetur nga gazeta serbe “Blic”,
Kukan ka thënë se është shqetësuar kur e ka dëgjuar deklaratën, duke
shtuar se kjo gjë nuk i ka pëlqyer.
 
“U bëra nervoz kur dëgjova deklaratën e
Edi Ramës për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë,nuk më pëlqejnë
deklarata të tilla”, është shprehur Kukan.
 
Ndërkohë, ditë më parë, i pyetur nga
mediat, kryeministri Rama lidhur me këto kritika të përfaqësueseve të BE
për deklaratën, ka thënë se nuk është i shqetësuar.
 
Ndërsa lidhur me njohjen e Kosovës nga Serbia, Eduard Kukan tha se PE nuk ka asnjë dokument të shkruar lidhur me këtë fakt.
 
I pyetur në lidhje me pjesëmarrjen e Serbisë në paradën ushtarake
të Ditës së Fitores në Moskë, eurodeputeti tha se ky është një problem
për Serbinë dhe se askush nuk mund t’i tregojë Beogradit se çfarë duhet
të bëjë.
 
“Por askush nga BE nuk do të shkojë, përveç ushtrisë së Serbisë dhe
kjo do të përmendet ose regjistrohet diku. Megjithatë nuk do ketë
pasoja serioze” tha ai.

Back to top button