Kampionati mbarëkombëtar, Maqedonia s’mbetet jashtë

Ideja e kampionatit mbarëkombëtar ka krijuar panik në Maqedoni, ku druhen se tre klubet më të mëdha shqiptare, Shkëndija e Tetovës dhe Renova e Dzhepistesh, pranë Tetovës mund të tundohen që të bashkohen në kampionatin e Shqipërisë së madhe. Një mundësi e tillë do të krijonte një precedent të rrezikshëm dhe mund të rriste tensioned kombëtare, edhe pse duket se më shumë se një mundësi reale, është vetëm një ide pa peshë.

Frika maqedonase – Sipas “Makedonija Sport”, në Shqipëri, po punohet me idenë e krijimit të një lige mbarëkombëtare, me dy skuadra kosovare që do t’i bashkoheshin kampionatit tonë, duke formuar kështu një lloj bashkimi fiktiv. Ndonëse ideja është ende në hapat e parë dhe vetëm është biseduar në strukturat drejtuese të FSHF-së, që gjithsesi duhet të marrin më parë miratimin e UEFA-s, e përditshmja sportive paralajmëron se skuadrat shqiptare në Maqedoni mund të jenë të tunduara që t’I bashkohen një kampionati të tillë.

Tifozat e shtyjnë idënë – Për të përditshmen, e cila i referohet “burimeve të sigurta” brenda organizatës së “Ballistëve”, tifozët do të ishin përkrahja më e madhe pas kësaj ideje “absurde”. E përdishmja nuk harron të përmentë se grupimi i tyre nuk mungon asnjëherë në ndeshjet e kombëtares shqiptare dhe që është vendosur në konflikt të hapur me drejtuesit e kampionëve në fuqi të Maqedonisë, pasi në skuadër u sollën disa futbollistë sllavë.

Përse ideja është absurde – Sipas “Makedonias”, megjithatë, nuk ka ndonjë frikë për momentin, pasi gjithsesi, mbetet shumë e vështirë që një mundësi e tillë të realizohet momentalisht. Përtej pengesave politike dhe vetos që me të gjitha gjasa do të vinte kundër UEFA, e përditshmja nuk harron të përmendë disa pengesa praktike. Mbi të gjitha, diferenca do të ishte financiare. Dy klubet maqedonase-shqiptare do të kalonin në një kampionat më të dobët dhe kjo nuk do t’u leverdiste financiarisht. Ata do të humbnin financimet nga pushteti lokal, por mbi të gjitha, do të humbnin stadiumet, pa të cilat nuk do të kishin një vend për të luajtur dhe rrjedhimisht, do të ishin të destinuara të dështonin.

Megjithatë precedente – Ndonëse deri më sot nuk ka raste tërësisht të ngjashme, janë disa ekipe që ndodhen jashtë kufijve territorialë të një shteti dhe marrin pjesë në një kampionat tjetër në mënyrë vullnetare. Rasti më i njohur është ai i Monakos, e cila zyrtarisht është një Principatë e pavarur nën protektoratin e Francës. Sidoqoftë, Principata është aq e vogël, sa që nuk ka mundësi për krjimin e ndonjë klubi tjetër dhe skuadra me konsensus luan në kampionatin francez, duke përfituar gjithsesi nga një regjim taksash shumë më i favorshëm se ai i klubeve të tjera kundërshtare. Megjithatë, rasti më flagrant në Europë është ai i Vaduzit, një skuadër një herë kampione e Zvicrës dhe 40 herë fituese e Kupës së Lihtenshteinit. Një Principatë prej 400 mijë banorësh, Vaduzi ka një kampionat amator, por skuadra, e cila ka një nivelet tërësisht tjetër nga skuadrat vendase, lejohet nga UEFA të luajë në kampionatin zviceran, kundrejt një pagese të përvitshme që derdh në Federatën e këtij vendi. 

Kampionati i Shqipërisë së Madhe është luajtur më parë
Në historinë e kampionateve shqiptare, ka patur një sezon në të cilin skuadrat nga Kosova dhe Shqipëria kanë konkurruar midis tyre në një kampionat unik. Bëhet fjalë për vitin 1942, kur pushtimi italian solli bashkimin fiktiv të Shqipërisë dhe Kosovës nën kurorën e Viktor Emanuelit. Atëherë, Prizreni, Peja dhe Prishtina ishin pjesë e grupit të veriut, një prej tre grupeve, në kampionatin me 11 skuadra. Prizreni arriti të renditej i pari, por u mposht nga Tirana në gjysmëfinalet me sistem vajtje-ardhje. Më pas, bardheblutë fituan titullin ndaj Vllaznisë. Megjithatë, kampionati i vitit 1942 nuk njihet zyrtarisht nga FSHF.  

Tetovë, futbollistët maqedonas më të urryerit
Ndienjat anti-maqedonase midis “Ballistëve” dhe “Plisave” në Tetovë janë jashtëzakonisht të forta, aq sa në një komunikatë më parë gjatë vitit, “Ballistët” kanë kërcënuar me bojkot skuadrën kampione, nëse në të do të vazhdonte të ndiqej politika e blerjes së futbollistëve sllavë. Komunikata, e qartë, vazhdon të jetë në qendër të faqes zyrtare të klubit të tifozëve, ëëë.ballistët.org. Aktualisht, në skuadër luajnë gjashtë futbollistë maqedonas, nga katër të një sezoni më parë, kur ekipi fitoi titullin kampion.

Media maqedonase nuk harrojnë djegien e flamurit
Djegia e flamurit maqedonas në një ndeshje të kampionatit kosovar, në Kaçanik, vazhdon të konsiderohet nga mediat maqedonase si një gjest i hapur anti-maqedonas. Ndonëse qëndrimi u justifikua nga tifozët e Lepenicit si një gjest që vetëm sa i kundërpërgjigjej thirrjeve antishqiptare në një ndeshje miqësore në Prilep, Ministria e Jashtme e Shkupit reagoi në mënyrën më të ashpër dhe kërkoi një falje zyrtare nga Prishtina si dhe arrestimin e autorëve të këtij gjesti. Në ndeshjen e zhvilluar në 1 nëntor në Prilep dhe të përfunduar pa gola, ultasit vendas brohoritën në korr thirrje si “shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “dhoma gazi për shqiptarët”.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close