Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Studentët shqiptarë kërkojnë kompensim për shkak të koronavirusit

Edhe studentët shqiptarë kërkojnë që të përfshihen në paketën e ndihmës shtetërore, nisur nga situata e vështirë që vendi po kalon për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Universitetet dhe konviktet janë mbyllur në mars ndërkohë që ata kanë paguar tarifë strehimi dhe studimi për gjithë vitin.

Por tashmë që mësimi është ndërprerë e studentët janë kthyer në familjet e tyre, ata kërkojnë kompensim të pagesës që kanë bërë.

Qeveria shqiptare ndërkohë ka marrë një sërë masash me qëllim për t’u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë dhe bizneseve.

Back to top button