Aleanca Kuq e Zi: Berisha firmosi për varre të reja greke në Shqipëri
Aleanca Kuq e Zi denoncoi sot një vendim të kryeministrit Sali Berisha që sipas AK, parashikon vendosjen e varrezave të reja greke në zonën jugore të Shqipërisë.
Aleanca Kuq e Zi theksoi se vendimi është firmosur nga kreu i qeverisë Sali Berisha para dhjetë ditësh ndonëse nuk është bërë i ditur publikisht.
Sipas AK, qeveria e Shqipërisë para këtij vendimi duhej ti kërkonte palës greke plotësimin e kërkesave dhe të drejtave të komunitetit çam.
AK thekson se pak ditë më parë gjykata e Apelit Korçë dënoi me burg kryetarin e OMONIA-s në këtë qytet i cili ndërtoi varret greke në Boboshticë duke dëmtuar varret e të parëve Shqiptarë.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”