Blater dhe Shakira: Kosova, evropianët e rinj.Pranoni Kosoven në UEFA dhe FIFA
![]() |
Sep Blater dhe Shakira |
Presidenti i FIFA-s, Sep Blater dhe këngëtarja e famshme kolumbiane, Shakira, gjatë manifestimin të sotëm ”Topi i Artë” në Cyrih, kanë vendosur nënshkrimin e tyre në një fanellë me mbishkrimin: ‘Kosovo, the young europenas. Please açept us in UEFA and FIFA’. (Kosova, evropianët e rinj. Ju lutem na pranoni në UEFA dhe FIFA).
![]() |
Xavi |
Autor i kësaj fotografie dhe i kësaj iniciative ka qenë fotografi kosovar, Blerim Uka. Ndër ata që kanë vendosur nënshkrimin e tyre në këtë fanellë kanë qenë edhe trajneri i Mançester United, Aleks Ferguson, si dhe yjet e Barcelonës, Xavi Hernandez dhe Dani Alvesh.
Fotografi Blerim Uka merr pjesë në shumicën e ngjarjeve të rëndësishme sportive dhe sa herë që i jepet mundësia gjen forma për të lobuar për shtetin e Kosovës.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”