Skandal-Greqia gati te filloj kerkimet per nafte,ndersa qeveria shqiptare e anullon

Kërkimet për naftë në ujërat e detit Jon në Jug të Shqipërisë, pranë qytetit të Sarandës janë shtyrë.Ishte parashikuar që kërkimet fizike për nafte në këtë bllok të nisnin në tetor të vitit të kaluar, por ato janë shtyrë dhe ende nuk ka një afat të saktë se kur do të fillojnë.

Qeveria shqiptare ka kontaktuar një kompani skoceze, e cila sipas një marrëveshjeje, që ka hyrë në fuqi në shtator të vitit 2007, kërkon për naftë në bllokun ‘Joni 5’, afër kufirit me Greqinë. Sipas planit të punës, në tetor të vitit të kaluar, pas mbylljes së studimeve, duhet të fillonin shpimet fizike në terren. Por kjo nuk ka ndodhur.

Burime nga Ministria e Energjetikes dhe agjencitë në varësi të saj mohojnë që shtyrja e kërkimeve të ketë lidhje me cështjen e marrëveshjes së kufirit detar me Greqinë. Sipas tyre, shkaku se pse punimet nuk filluan lidhet me ndryshimin e ligjit për rentën minerare në maj të vitit të kaluar, cka detyronte rinegocimin e marrëveshjes me kompaninë skoceze “Kaprikorn” dhe pasi ky proces të mbarojë punimet do të nisin sërish.

Studimet e plota të kryera nga kompania skoceze kanë provuar me probabilitet të lartë se në ujërat kufitare me Greqinë gjendet naftë. Por autoritetet thonë se zonat naftëmbajtëse nuk prekin pjesën e debatueshme të kufirit dhe janë thellë në ujërat shqiptare.

Ndërkohë paralelisht Greqia ka nisur zyrtarisht negociatat me kompani të huaja për të kërkuar në ujërat kufitare me Shqipërinë ne ngushticen e Korfuzit. Keto negociata jane bere me intensive gjate dy viteve te fundit, pak kohe pas deshtimit te marrveshjes me Shqiperine per ceshtjen e kufirit detar ne detin Jon. Nderkohe harta e per rezerva potenciale te naftes ne detin Jon ne pjesen shqiptare eshte hartuara qysh perpara viteve 90. Shqiperia ka qene me para ne procesin e  kerkimit te rezervave te nates ne bllokun e detit Jon, por sic duket marrëveshja e re koncesionare po ia humbet asaj avatazhin e fituara ndaj fqinjeve greke.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button