Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Vangjel Dule: PBDNJ nuk do ta njohë censusin

Minoriteti grek ne Shqipëri nuk njeh regjistrimin e popullsisë dhe as rezultatet e dala prej censusit. Kreu i Partisë Bashkimi për te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka përsëritur se qeveria dështoi me procesin e regjistrimit.
Nga Gjirokastra, ku ndodhej për 21-vjetorin e krijimit te OMONIA-s, Dule theksoi se ne 2011 nuk janë respektuar si duhet te drejtat e minoritetit grek ne Shqipëri. Kryetari i PBDNJ-se dhe drejtues te OMONIA-s kane përsëritur qëndrimin kundër vendimit te Gjykatës Kushtetuese për heqjen e termit “kombësi” nga ligji i shërbimit te gjendjes civile.
Edhe me herët kreu i PBDNJ-se e ka cilësuar te pafalshëm vendimin e Kushtetueses, ndërsa ka deklaruar se do ta apeloje atë ne Gjykatën e Strasburgut. Sa i përket regjistrimit, vete OMONIA është shprehur se brenda këtij viti do te kryeje numërimin e popullsisë greke qe jeton ne Shqipëri.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Back to top button