Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Në eshtrat e lashta të qytetit të Butrintit gjendet sëmundje moderne

Shkencëtarët Amerikanë deklaruan se studimi i tyre për një grup eshtrash të gjetura në Shqipëri ka zbuluar gjurmë të një sëmundje infektive që prek njerëzit që konsumojnë produkte të qumështit.

Gjetjet u botuan në Fletoren Amerikane të Antropologjisë Fizike dhe janë të parat që sugjerojnë se sëmundje si bruceloza ka ekzistuar në Shqipëri të paktën që në kohën e Mesjetës.

Kryesisht një sëmundje e kafshëve, bruceloza është e zakonshme në zonat bujqësore rurale të rajonit të Mesdheut dhe siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, mësohet se është transmetuar përmes ngrënies së produkteve të deleve apo të dhive si djathi që janë të infektuara nga sëmundja për shkak të kafshëve nga e cila prodhohet që mbartin bakterin e brucelozës.

Nga studimi rezulton se sëmundja mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin, duke përfshirë ethe, rënie në peshë, dobësim kjo bazuar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Ajo gjithashtu shkakton dëmtime të kockave që në këtë rast studiuesit dyshuan fillimisht për tuberkuloz.

Kockat erdhën nga qyteti i lashtë i Butrinitit, kur një koloni e madhe romake, pjesë e Perandorisë Bizantine ngeli në zonë në kohën e Mesjetës, për shkak të përmbytjeve.

Dy skelete që besohet se u përkasin dy adoleshentëve meshkuj nga shekuli i 10- të deri në atë të 13-të, tregojnë dëmtime të mëdha në vertebra.

Humultuesit në Michigan State University morën pjesë në një ekip ndërkombëtar arkeologësh të cilët gërmuan në vend, me një vëmendje të veçantë për të analizuar kockat me metodat më të fundit të ADN-së.

Ata i dërguan mostrat në universitetin mjeko-ligjor, në laboratorin për ekzaminimin e ADN-së në Michigan, por testi për tuberkuloz rezultoi negativ.

Kështu ata shpikën një test të ri për brucelozën duke e konsideruar si sëmundje moderne, bazuar në teorinë që të dy sëmundjet shkaktojnë dëmtime të ngjashme në kocka, dhe këtë herë përgjigja u kthye pozitive.

“Në këtë rast ishte kombinim i këmbënguljes, kureshtjes dhe natyrisht bashkëpunimit”, u shpreh David Foran, drejtor i programit MSU’s Forensic Science në një deklaratë të postuar në websitin e universitetit.

“Është e mahnitshme të gjesh diçka të re në diçka që është mijëra vjet e lashtë”, vijon më tej ai, ndërsa shton se skeletët në fjalë u përkasin 1 mijë viteve më parë.

Shkak për këtë zbulim ishte fakti se një grup studentësh në prag diplomimi ishin duke studiuar bakteret në kocka dhe po gërmonin në rrënojat e qytetit të Butrintit.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Back to top button