Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Njoftim !

Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi organizon një takim me përfaqësues të shtetit dhe emigrantë, lidhur me problemet e legalizimit, punësimit dhe pensioneve
Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi, duke marrë shkas nga problemet e mëdha që ndeshin çdo ditë bashkatdhetarët tanë në Greqi për çështjen e legalizimit të tyre, si dhe nga gjendja aktuale tejet e rënduar, si pasojë e krizës së madhe që ka kapur Greqinë, merr iniciativën dhe organizon një aktivitet këshillues (pyetje-përgjigje) me zyrtarë të lartë të qeverisë greke.

F.SH.SH.G. ka ardhur në kontakt dhe ka mundur të sigurojë praninë e tre zyrtarëve të lartë të qeverisë greke: z.Andreas Takis, Sekretar i Përgjithshëm i Emigracionit pranë Ministrisë së Brendshme, Drejtorin e përgjithshëm të IKA-s, si dhe një përfaqësues nga Ministria e Punës.


Takimi do të zhvillohet më dt. 17/12/2011, ditën e shtune ora18:00.
Rruga: Ipokratus 22, kati i pestë.
Jeni të mirëpritur të gjithë.

(Mund të njoftoni sa më shumë bashkatdhetarë të tjerë, me qëllim që të ketë një pjesëmarrje sa më të gjerë dhe përfaqësuesit e qeverisë greke t’u përgjigjeve pyetjeve tona).

Për më shumë informacion, mund të kontaktoni në numrat e celularëve 693.6625274 dhe 693.6671211.

Kryesia e Federatës

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Back to top button