Shqiptarët ortodoks, popull i ndaluar në Maqedoni

Ngritja e zërit dhe të së vërtetës historike të shqiptarëve ortodoks në Maqedoni, është një nga konkluzat e Simpoziumit shkencor “Shqiptarët ortodoksë dhe katolikë në Maqedoni”, që u mbajt në Çikago (SHBA), nën organizimin e Komuniteti Shqiptaro – Amerikan dhe në bashkëpunim me asociacionet e tjera, raporton INA.

“Shqyrtimi dhe shtruarja e çështjes shqiptare në Maqedoni në të gjitha rrafshet, pa kufizuar dhe pa përjashtuar asnjë komb nga të drejtat që i takojnë, është fryt i udhës së demokracisë dhe të marrëdhënieve në këtë shkallë që objektivisht i kemi sot. Shtruarja e çështjes ortodokse shqiptare në Maqedoni si temë e simpoziumit në Çikago ka për qëllime hapjen dhe jopolitizimin e marrëdhënieve të shtyrë nga politika ditore mbi shqiptarët”, kanë qenë thekset kryesore të simpoziumit të mbajtur.

Kryetari i KSHA-së, Xhevat Sherifi, me rastin e hapjes së simpoziumit deklaroi se është i nevojshëm ndriçimi objektiv i nëpërkëmbjes gati një shekull të ortodoksëve shqiptarë në Maqedoni. “Gjithë kjo golgotë ka ndodhur përmes strategjive dhe skenarëve të mekanizmave shtetërore dhe kishës ortodokse serbo- maqedonase, me qëllim të asimilimit të këtij kolektiviteti me gjak shqiptar”, theksoi Sherifi, duke shtuar se është bërë një gjenocid i paparë ndaj kësaj popullsie në Evropë.

“Nëna ime nuk dinte maqedonisht”, theksoi në fjalën e tij Branko Manojlovski, shqiptar ortodoks nga Reka e Epërme e Gostivarit, i cili ishte i pranishëm në sallën e simpoziumit dhe që u përlot në përshkrimin e jetës së kësaj popullsie të lënë dhe të distancuar në harresë.

Ai ka thënë se sot ndjehet i vetëm në këtë betejë të tij dhe vetëm një xixë në rrugëtimin për të ndriçuar të vërtetën. “Por mos harroni se ndonjëherë një xixë mund të kallë tërë malin. Unë jam sot i vetëm, por me mua do të niset i tërë kombi shqiptar në trojet e veta, pa marrë parasysh besimet tona fetare, sepse jemi një komb, një gjuhë, një flamur!”, theksoi Manojlovski. Sipas tij, ortodoksët e Rekës së Epërme të kësaj krahine shqiptare nuk janë maqedonas, bullgar, serb dhe grekë, por ato i takojnë trungut të gjakut shqiptar.

Profesor Ilaz Kadriu ofroi një përshkrim të asimilimit të kësaj popullate nga rrënjët e lashtësisë shqiptare. Ai ka sjellë si fakt zbulimin e një dorëshkrimi në shqip të vitit 1868, të shkruar në alfabetin cirilik por një dorëshkrim shqiptar ortodoks dhe me një dialekt të së folmes së Rekës së Epërme.

“Pushteti i kohës ka shfrytëzuar të gjitha mekanizmat e vet për të pezulluar nënsqetull ortodoksët shqiptarë, duke iu afruar shkollim falas,vende të punës dhe funksione të larta në hierarkinë e shtetit maqedonas”, theksoi Kadriu.

Në simpozium i përmendën edhe personalitete që i`u nënshtruan apo pranuan asimilimin si Video Smilevski-Bato i lindur në Nikitorovë të Rekës së Epërme i njohur ndër figurat e para shtetërore dhe partiake në ish Jugosllavi dhe në Maqedoni,djalë i hallës së Branko Monojlovskit.

Mateja Matevski me prejardhje shqiptare që familja e tij nuk dinte asnjë fjalë maqedonishte ka qenë madje edhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.

Gligor Jovanoski nga Nistrova e Rekës së Epërme,stërnip biologjik i Josif Bagerit, doktor i shkencave të kimisë në Universitetin e Zagrebit si dhe emra të tjerë.

“Ky simpozium duhet ti dërgojë mesazh të qartë shqiptarëve ortodoks që e ndjejnë akoma origjinën e tyre dhe gjakun e tyre, që ti rikthehen të vërtetës, sepse e dijmë se ajo ndodhi në rrethana të rënda, të papranueshme, por të detyrueshme të asaj periudhe, duke ndërlidhur shumë faktorë. Ata të mendojnë në kthimin në trungun e tyre dhe pranë gjakut të tyre aty ku e kanë vendin”, theksoi Kadriu, duke shtuar se ky mesazh i drejtohet edhe dy shteteve si Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat duhet të merren me punime dhe hulumtime shkencore për trevat shqiptare të Maqedonisë, për të ndriçuar historinë e vërtetë.

Prof. Rasim Bebo theksoi se maqedonasit kanë përvetësuar edhe emrin maqedonas, pasi që ata nuk kanë të përbashkët me këtë popullsi dhe që erdhën nga Karpatet. Ky emër maqedonas dikur kishte të përbashkët me shqiptarët.

Krejt këta skenarë sipas Bebos,kanë të bëjnë me një traditë sllave e njohur se kur bisedojnë me kushërinjtë e vetë të gjakut serb apo rus, ata bëhen sllav, kurse me bisedat me Perëndimin anglezë, amerikanë etj ata kthehen dhe bëhen maqedonas!

Prof. Skënder Karaçica në kumtesën e tij asimilimi dhe përkatësia kombëtare e shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni, e nisi me një të dhënë nga udhëpërshkruesi anglez H.N.Brailsfort,në librin e tij me titull “Maqedonia,racat e saj dhe ardhmëria e tyre” të botuar në Londër(1906), i cili ka vërejtur se: “Nga racat që jetojnë sot në Maqedoni, vetëm shqiptarët mund të thuhet se janë autoktonë”.

Sipas tij, shqiptarët janë popull autokton, që jeton me shekuj në trojet e veta dhe që ka vazhdimësi historike që nga antikiteti. “Shqiptarët ortodoksë ishin të pranishëm njëlloj në krahasim me shqiptarët e besimeve të tjera, afërsisht njëlloj në gjithë Shqipërinë e Mesme sa ishin të pranishëm në Durrës, Tiranë, Elbasan, Librazhdë, Pogradec, aq ishin edhe në Strugë, Prespë, Dibër, Gostivar, Krushevë, Manastir këto janë venerimet shkencore të kohës. Pas luftërave ballkanike në Maqedoninë e sotme situata pati ndryshuar shumë në katrahurën e përgjakur të kombit tonë, pasi u zvogëlua numri i ortodoksëve, duke përjetuar dramën e asimilimit në forma dhe skenare të dorës së fortë shtet – kishë maqedonaso- serbe. Në këtë rrugë të asimilimit mbetën të paprekur për një kohë shqiptarët ortodoksë të Rekës së Epërme të Dibrës me fshatrat Duf dhe Jellovicë të Gostivarit, pastaj të fshtatraved Labinishtë afër Shën Naumit (Ohër) e ndonjë tjetër dhe pjesa tjetër nëpër qytete”, theksoi Karaçica.

Më tutje, ai përmendi intelektualin e Rekës së Epërme Josif Bageri,i cili duke qëndruar i fortë në tabanin kombëtar shqiptar, i ra grusht propagondës antishqiptare pati thënë më zë të lartë: Gjithë sa jemi shqyptra/,Kemi një gjak dhe një farë…/Nona që na rriti n,gji,/Të gjithë ne na ka fëmi. Për të vazhduar protestën intelektuale shqiptare:O,sa keq tash na turpnuet,/Se gjuhën e vet mohuet!/Dhe serbishten zut të msoni:/,,Vake take,,të na thoni. Kumtesa e Karaçicës zuri në gojë disa segmente historike të Republikës së Krushevës(1903),në organet e së cilës shqiptarët dhe vllehët kanë qenë të përfaqësues në mënyrë plotëisht të barabartë me maqedonasit.

Në punimet e simpoziumit folën Ilir Ademi për spektrin e jetës ortodokse në Çamëri,prof.dr.Lirim Neziri për disa kahe të trajtimit doviologjik dhe gjuhësor në ruajtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Amerikë në këto 25 vjetët e fundit,ndërsa Vait Kurtishi i bëri një vështrim asimilimit të shqiptarëve ortodoksë në kohën e pushtetit komunist(1945-1999).Me këtë rast u lexuan letrat përshëndetse të Departamentit të Historisë të USH të Tetovës të nënshkruar nga Prof.dr.Vebi Xhemaili,letra e Prof.dr.Lutfi Istrefi dhe urimi i ish konzulit në Çikago Muhamet Rakipi.Ndërkaq Prof.dr.Astrit Mehmeti(Universiteti Devraj)uroj nismën dhe punën e simpoziumit ndërsa Mahmut Skenderi shtroj nevojën që për temat e nxehta kombëtare shqiptare në Maqedoni si kjo e shqiptarëve të asimiluar ortodoksë në Maqedoni përmes një memorandumi të njoftohen përfaqësuesit në Kongres dhe Senatin amerikan në Shtëpinë e Bardhë në Ushington.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Një koment

  1. Une kam pas rastin te takohem dhe te flas me Tome Serafimovskin, skulptor i shquar ne Maqedoni i cili ka marr pjese ne disa punime te projektit "Shkupi 2014" si dhe ishte i perfshire ne projektin e "Shtepis se Nene Terezes" ne Shkup! Z. Tome Serafimovski po ashtu eshte deklaruar qe eshte shqiptar nga Rekës e Epërme. Ai poashtu flet nje shqipe te paster qe nuk eshte rasti te disa tjere qe e mohojne kombesin e tyre per shkak te privilegjeve qe ka shteti maqedon ndaj tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close