Miratohet rezoluta Shqipëri- BE. Fajon: Keni vetëm 1-2 media të lira, rrezikoni edhe vizat
Eurodeputeti Boshtinaru shpreh shqetësim për politizimin e gjyqësorit dhe për rastin e gjykimit ndaj Ilir Metës.
E katërta, e vërteta. Tre takimet e para mes delegacioneve ndërparlamentare Shqipëri- BE kanë dështuar në arritjen e një rezolute të përbashkët. Kësaj here ia kanë dalë. Kreu i delegacionit të BE, eurodeputeti Eduard Kukan tha se ky është një sinjal pozitiv.
Gjatë diskutimeve kanë rënë në dy fjalimet e eurodeputetëve Tanja Fajon dhe Viktor Boshtinaru. Fajon deklaroi se rreziku për rivendosjen e vizave është i madh. “Dua tju paralajmëroj se situate është kritike dhe kërkon shumë seriozitet për të bërë që asnjë nga vendet e Balkanit të vijnë sërish në një moment që qytetarët të pengohen për lëvizjen e lirë në BE”.
Fajon tha se zgjerimi po bëhet shumë i ndërlikuar, pasi ka kërkesa shumë të larta politike, sidomos për luftën ndaj korrupsionit, gjyqësorin, lirinë e medias. Fajon tha se është shqetësuese që në vend ka vetëm 1-2 media të pavarura.
Kurse eurodeputeti Viktor Boshtinaru shprehu shqetësim për lirinë e medias, por mbi të gjitha për gjyqësorin. Ai tha se ai është tepër i politizuar dhe përmendi rastin e gjyqit ndaj Ilir Metës.
“Pse është kaq i lartë politizimi në gjyqësor, dhe ndërhyrja politike në gjyqësor. Është e domosdoshme të adresohet problemi. Ka dy aspekte. 1- niveli i lartë i rasteve të korrupsionit. Asnjë nga çështjet e rëndësishme nuk janë zgjidhur në këtë moment. E dini ju dhe e dimë ne, dhe problemi vazhdon të mbetet. Procesi që të jetë konsistent duhet të kemi fakte që nuk është një lojë ping pongu mes qeverisë e opozitës dhe qeverisë e KE. Prandaj a mund të pranoni faktin që në skandalin Pango, ku Top Channel denoncon favoret, i vendoset një gjobë e madhe, si të besojmë luftën e korrupsionit. Apo dhe rasti i ish zv/kryeministrit, i cili ende nuk është zgjidhur,” tha Boshtinaru.
“Besueshmëria e institucioneve demokratike vihet në rrezik kur dikush që është në pozitë të lartë si Presidenti, Kryeprokurorja dhe shefi i SHISH akuzohen për grusht shteti,” vijoi më tej Boshtinaru.
Eurodeputeti rumun tha se është e papranueshme që mediat publike të sulmojnë në atë mënyrë presidentin.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”