Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Shtyhet për nesër ceremonia e varrimit të Besim Kabashit

Është shtyrë për nesër ceremonia e varrimit të kick-boksierit Besim Kabashi, i cili të dielën që lamë pas ndërroi jetë në Munih të Gjermanisë. Ceremonia e varrimit ishte paraparë të mbahej sot në Gurrakoc të Istogut

Shtyrja e ceremonisë së homazheve dhe varrimit është bërë, pasi ka pasur vonesa në sjelljen e trupit të Besimit në Kosovë, pasi për shkak të dëborës që binte sot, avioni nuk ka mundur të aterrojë në Aeroporin e Prishtinës, por në Greqi.

Ceremonia e varrimit të Besim Kabashit, kryesohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në përbërje me anëtarë të Federatës së Kick-Boksit të Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, gazetarëve të sportit, komunës së Istogut dhe anëtarë të familjes Kabashi.

Ndërkaq të shtunën në Prishtinë do të mbahet një akademi komemorative, për nderë të Kabashit.

Ish-kampioni i botës në kik-boks, Besim Kabashi të dielën e kaluar ndërroi jetë në spitalin e Munihut. Kabashi, ka lindur në Gurrakoc të Istogut. Ish sportisti i cili ka hyr në analet e historisë së sporteve luftarake, në meçet profesioniste kishte zhvilluar 36 duele, ndërsa ka fituar gjithsej 35.

Ndërkohë që më 16 dhjetor kishte paraparë që të zhvillonte meçin më të rëndësishëm në karrierën e tij kundër Migti Mo. Kabashi ishte i pasionuar pas sporteve luftarake, ndërsa karrierën e tij në kik-boks e nisi në moshën 17 vjeçare.

Lajm i ngjashem:  Vdes kampioni botëror shqiptar Besim Kabashi (VIDEO) 

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Back to top button