Monument i Skëndërbeut në Budapest

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Hungari, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka marre lajmin se në Budapest do të vendoset statuja e Gjergj Kastriot Skëndërbeut.

Këtë lajm, Zonjës Topalli ia dha homologu i saj hungarez, Lazlo Kover, me të cilin kryeparlamentarja diskutoi rreth aktiviteteve të përbashkëta që të dy vendet do të organizojnë vitin e ardhshëm me rastin e 90-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Hungarisë, që perkon edhe me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Siç bëri të ditur kryetari i Parlamentit Hungarez, statuja e heroit kombëtar të Shqipërise, Gjergj Kastriot Skënderbeu, do të vendoset në një nga sheshet kryesore te Budapestit.

Skenderbeu, bashkë me Janush Huniadin, heroin e hungarezëve, njihet në historine e mesjetes ndër prijësit që luftuan kundër pushtimit të vendeve të tyre dhe të Europës perëndimore nga Perandoria Osmane.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

3 Komentet

  1. arsyen pse do ta vendosin e sqarojne mire ne artikull.
    n.q.s. nuk do ta marresh vesh ti,ky eshte problem i joti…!!!

  2. skenderbeu nuk iku nga beteja o injorant me ndjenje antikombtare…ti ndoshta hero quan ndonje nga kto politikanet e leshit…se aq larg shkon horizonti jot..
    huniadi heroi i hungarezeve kishte lene takim me skenderbeun qe ta udhehiqnin te bashkuar ate beteje por u tregua i paduruar duke mos e pritur skenderbeun e duke u nisur para …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close