Kombësia, Tavo e Barka kundër “Kushtetueses”
Vangjel Tavo deputet i LSI-së për Qarkun e Gjirokastrës Koço Barka deputeti i PD për Sarandën, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese që heq deklarimin në certifikata, të kombësisë. Sipas tyre, shpallja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 1 dhjetor ku shfuqizoi termin kombësi në certifikatat e shtetasve shqiptarë, përbën një shkelje të hapur të të drejtave themelore të njeriut dhe në vecanti të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.
Sipas Barkës dhe Tavos, vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, e ka kthyer atë nga një institucion që mbron Kushtetutën, në një shkelës brutal të saj. Reagimi i deputetëve, bëhet edhe më i ashpër kur etiketon vendimin e Gjykatës Kushtetuese si të kompromentueshëm, i dhënë në kushtet e një kryqëzate haxhiqamiliste ndërmarrë kundër pakicave në Shqipëri.
Vendimi në fjalë sipas këtyre të fundit, e ka kthyer Shqipërinë në kohët e vjetra si shkelëse flagrante e të drejtave të njeriut dhe e pakicave.
Qytetarët e Shqipërisë nuk janë njerëz pa identitet, pa atdhe dhe pa komb, secili prej tyre është krenar për identitetin, shtetësinë dhe kombësinë e tij qoftë ajo shqiptare, greke apo tjetër-thuhet në deklaratë e përbashkët të deputetëve.
Pavarësisht argumenteve ligjore, vendimi sipas tyre, dëmton integritetin e minoritetit grek dhe inkurajon tendencat nacionaliste dhe antieuropiane në Shqipëri.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”