Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Policia maqedonase arreston shqiptarin e AK, ngriti flamurin kuqezi

Kreu i Aleancës “Kuq e Zi” në Maqedoni, Valon Kurtishi është ndaluar dhe mbajtur për disa orë në burg nga policia maqedonase. Lajmi bëhet i ditur nga aleanca e cila thekson se së bashku me Kurtishin janë ndaluar edhe aktivistë të tjerë të AK-së të cilët po përgatisnin festimet për 28 Nëntorin, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Sipas AK-së Kurtishi së bashku me aktivistët janë ndalur ndërsa ishin duke dekoruar rrugët e qytetit të Tetovës me flamuj kuqezi.
AK-ja e cilëson aktin e policisë maqedonase si pengesë për festimet e 28 Nëntorit të Pavarësisë së Shqipërisë ndërsa shton se një veprim i tillë është tendencioz.
Aleanca “Kuq e Zi” është duke festuar 28 Nëntori, Ditën e Pavarësisë në të gjtiha trevat shqiptare si në Kosovë, Maqedoni dhe diasporë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Back to top button