Danaj: Lufta e tretë Ballkanike mund të shpërthejë

Lideri i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj paralajmëron shpërthimin e mundshëm të Luftës së tretë Ballkanike. Danaj, i cili gjithashtu drejton Institutin për Prognozat Rajonale në analizën e tij për agjencinë e lajmeve INA ka shkruar se vatrat e mundshme të krizës do të jenë Veriu i Kosovës, Maqedonia, Greqia dhe Bosnjë-Hercegovina.

“Vatra e parë është Kosova e Veriut. Ajo është mbushur me barikada. Atje ku ngrihen barikada, do të thotë se po bëhen gati për luftë.Të gjithë e dinë këtë, por të gjithë flasin të kundërtën. Me përjashtim të shërbimeve sekrete.

Shqiptarët e paorganizuar, dalin të humbur nga lufta, edhe në njerëz edhe në teritore. Brukseli do të jetë dakord me këtë fund. Pse? Sepse shërbimet sekrete të Brukselit e dijnë më mirë nga unë cfarë mund të ndodhë kur ngrihen barikada, megjithatë, Brukseli e përkëdheli Serbinë duke i dhënë statusin e vendit kandidat”, analizon Danaj.

Sipas tij, vatra tjetër është Greqia dhe Maqedonia, ku mbretëron krizë totale dhe falimentim i pashmangshëm, që e shmang vetëm lufta.

“Greqia po përgatitet të eksportojë krizën e saj totale. Por jo në trojet greke. Por në trojet shqiptare dhe maqedonase. Vatra e katërt është Maqedonia. Një ditë, Gruevski do ta bëjë regjistrimin, do falsifikojë numrin e shqiptarëve.

Ai e bëri të qartë synimin e tij kur tha se Cervenkovski kishte regjistruar 120 mijë shqiptarë më shumë, që do të thotë se do regjistrojë 120 mijë më pak. Ai e di se problemi i emrit, është thjesht një pretekst i Brukselit. Gruevski nuk do të lejojë që kurrkush në Maqedoni të regjistrohet grek, as ne Krushevë. Shqiptarët do rezistojnë, do kundërshtojnë, por të paorganizuar dhe Gruevski do ti vrasë sic i vrau në Brodec apo Haracinë”, thekson analisti Danaj.

Në analizën e tij kreu i Listës së Shqipërisë Natyrale theksoi se kriza tjetër do të jetë edhe në Bosnjë-Hercegovinë, me një konflikt dhe ndarje të pashmangshme.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close