Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

“Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit” në fokus të studiuesve

“Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit” është tema e konferencës shkencore, e cila do të bëjë bashkë studiues të gjuhës shqipe dhe gjuhëve tjera të Ballkanit. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë janë organizatore të konferencës dyditore, e cila hapet më 10 të këtij muaji. Në këtë konferencë shkencore do të marrin pjesë 45 gjuhëtarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Italia, Austria, Greqia, Rusia, Gjermania, Polonia, Çekia, Moldavia, Mali i Zi etj.

Sipas një komunikate për medie të lëshuar nga ASHAK-u, studiuesit e huaj do t’u bashkohen studiuesve shqiptarë, me qëllim që të trajtohen tema të rëndësishme që hedhin dritë mbi marrëdhëniet e shqipes me gjuhët e fqinjëve.

“Raportet e shqipes me gjuhët e Ballkanit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë objekt i studimeve të albanologëve dhe studiuesve të tjerë në hapësirën ballkanike dhe më gjerë. Rëndësia e shqipes për studimet ballkanistike është e dorës së parë dhe e pakapërcyeshme në studimin e afërsive midis gjuhëve që janë folur e fliten sot në Ballkan. Shkalla e studimeve tona në këtë fushë krijon hapësirë të mjaftueshme për një shqyrtim të përmbledhur të rezultateve të arritura, duke synuar njëkohësisht perspektiva të hulumtimeve, qoftë të aktualitetit gjuhësor ballkanik, qoftë të diakronisë”, thuhet në komunikatën e ASHAK-ut

Konferenca shkencore “Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit” do të mbahet në sallën e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe do të zhvillohet në katër seanca brenda dy ditëve. Materialet e saj do të botohen në një vëllim të veçantë nga Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Back to top button