Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Në gjendje të rëndë, durrësakja me koronavirus nuk e pranonte që ka qenë në Itali

Një grua po mbahet në reanimacion në spitalin e Durrësit pasi është konfirmuar se është prekur nga koronavirusi. Pacientja është në gjendje të rënduar dhe gazetarja e Tv Klan, Enkelejda Arapi, në një lidhje telefonike për emisionin “Opinion”, ka thënë se pacientja nuk ka treguar fillimisht që ishte kthyer nga një udhëtim në Itali në zonat ku ka përhapje masive të virusit.

“Përsa i përket pacientes së shtruar me koronavirus, është përkeqësuar situata e saj shëndetësore. Në fakt që prej ditës së djeshme ajo është futur në reanimacion, pasi gjendja e saj ishte tepër e rëndë dhe aktualisht vijon të jetë e rëndë. Analizat janë bërë vetëm një ditë më parë kur ka rezultuar pozitive.

Pacientja ndiqej vazhdimisht në spitalin e Durrësit pasi ishte një e sëmurë kronike. 5 ditë më parë që është paraqitur, ajo nuk i ka komunikuar mjekëve se kishte bërë një udhëtim në Itali në vendet e prekura me virusin. Një ditë më parë mjekët e kanë pyetur sërish dhe ajo i ka pohuar që po ka qenë në Itali. Ka rëndim të situatës, por mjekët ende nuk i kanë hequr shpresat. Vazhdojnë ta mbajnë ende nën vëzhgim. Që prej ditës së djeshme vijon të mbahet në reanimacion”, tregoi gazetarja.

Gjithashtu gazetarja ka treguar se zonja ka marrë pjesë edhe në një ceremoni mortore në Durrës pasi u kthye nga Italia.

“Flitet që ajo është kthyer nga Italia 3 ditë më parë. Në momentin që ajo është kthyer nga Italia ka marrë pjesë në një ceremoni mortore në qytetin e Durrësit tek një i njohuri i vetë. Ndërsa më pas ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është paraqitur në Spitalin e Durrësit”, është shprehur gazetarja Enkelejda Arapi.

Burimi: tvklan.al

Back to top button