Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Kryeministri Tsipras autorizon fazën finale të negociatave me Shqipërinë

Çdo ditë që kalon është më afër finalizimit dhe vulosjes zyrtare të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjet e pazgjidhura midis dy vendeve, ku përfshihet edhe çështja e 12 miljeve detare.Por, me sa duket ajo ditë është më afër seç mund të ishte parashikuar, pasi Aleksis Tsipras, kryeministri grek, ka dhënë autorizim që të shkohet sa më parë në fazën finale.Burime diplomatike pranë Ministrisë së Jashtme greke i kanë konfirmuar “Top Channel” se kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka autorizuar fazën finale të negociatave për shportën e çështjeve të pazgjidhura mes Greqisë dhe Shqipërisë.Po sipas këtyre burimeve, dy ditë më parë, kryeministri grek ka dhënë dakortësinë dhe fuqinë ekzekutive për minisitrin e Jashtëm dhe ekipin negociator grek, për të kaluar në fazën e shkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve.Mësohet se në Kretë, në Korçë, por edhe gjatë takimit të fundit që dy ministrat e Jashtëm kishin në Bullgari, janë detajuar edhe pak prej pikave me të cilat dy palët nuk kishin një pozicion përfundimtar. “Tch” ka mësuar se tashmë konsiderohen të mbyllura marrëveshja e detit, ku palët kanë detajuar çdo pikë të saj, madje kanë dakortuar edhe në hartë për ndarjen e re të vijës bregdetare dhe të zonës ekskluzive ekonomike.Lidhur me këtë, pala jonë ka bërë kujdes, me qëllim zbatimin e përpiktë të së drejtës ndërkombëtare, duke bërë kujdes që të mos “mërzisë” edhe aleatin e madh të Shqipërisë, Turqinë./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button