Futboll, FIFA nuk njeh Kosovën, nuk lejon as ndeshje miqësore
Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ka refuzuar kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës, për zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare. Një vendim të tillë krerët e shtëpisë së futbollit botëror e kanë marrë në mbledhjen e mbajtur sot në Cyrih.
FFK-ja kishte parashtruar që një kohë të gjatë këtë kërkesë në FIFA. Ajo fillimisht kishte marrë përkrahje në Komitetin e Asociacioneve, ku bënë pjesë edhe Shqipëria, por më pas UEFA kishte dhënë mendim negativ. Me insistimin e drejtuesve të FFK-së dhe me përkrahjen e Shqipërisë dhe Portugalisë në mbledhjen e Komitetit të Asociacioneve, që u mbajt të martën, kërkesa e FFK-së ka hyrë në agjendën e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, por edhe aty përgjigja ka qenë negative. “Pas qëndrimit të UEFA-së për këtë çështje, Komiteti Ekzekutiv i FIFA konfirmoi se kërkesa e FFK-së për të luajtur miqësore ndërkombëtare nuk mund të miratohet”, thuhet në njoftimin e FIFA-s pas mbledhjes së sotme të Komitetit Ekzekutiv.
Kësisoj, FIFA vazhdon të mos e njeh realitetin se Kosova ekziston si shtet, duke i dhënë një ‘goditje’ të fortë zhvillimit dhe promovimit të futbollit kosovar, i cili edhe më tutje mbetet i getoizuar. Me këtë vendim FIFA ka shkelur mbi parimin e ‘fari-play’-it, duke mos lejuar futbollistët e talentuar të Kosovës që të dëshmojnë vlerat e tyre në arenën ndërkombëtare me Përfaqësuesen e tyre.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”