Xhudistja shqiptare Majlinda Kelmendi shpallet kampione bote, fiton medalien e artë
Sportistja kuqezi, Majlinda Kelmendi mposhti në finale kinezen …
Hongmei He, ish-kampione e Azisë. Rrugën drejt suksesit Kelmendi e nisi duke mundur koreano-jugoren Kim-Kjung Ok, për të vijuar me fitoret ndaj gjermanes Maren Kraeh në çerekfinale dhe mongolezes Bundma Munkhabatar në gjysmëfinale. Xhudistja shqiptare siguron brenda pak ditësh medaljen e tretë të artë radhazi në arenën ndërkombëtare.
Pas dy titujve kampion të fituar në Kupën e Botës në Romë dhe Minsk në peshën 52 kg, Kelmendi ka triumfuar edhe në “Grand Prix”-in e Abu Dabit. Me këtë sukses, xhudistja 20-vjeçare i shton edhe 200 pikë olimpike totalit të saj, pas 100 pikëve të fituara në Romë dhe po aq në Minsk.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”