Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Maratona Kuqezi në Romë

Mbërrin në Rome Maratona Kuqezi dhe vesh me ngjyrat e saj një prej mjediseve të universitetit ‘La Sapienza’. Te ftuar nderi qene futbollisti i njohur Lorik Cana, aktualisht lojtar i klubit te Lazios, zëvendëskonsulli i Republikes se Kosoves ne Rome, Arben Muhameti dhe Miss Shqiperia 2010, Arnita Beqiraj.

Siç ndodh zakonisht ne etapat e Maratones Kuqezi ne Shqiperi dhe ne vende te tjera te botes, ne takim u mblodhen studente shqiptare, te rinj e te reja, intelektuale dhe emigrante te thjeshte, te ardhur edhe nga qytete te tjera per t’u bashkuar me frymen qe percjell levizja e kryesuar nga Krashnik Spahiu.

Tanime jane krijuar edhe dege te Aleances Kuqezi ne qytete te ndryshme italiane, perveç Romes, kryesisht atje, ku prania e emigranteve shqiptare eshte me e madhe. U fol per bashkimin kombetar e lidhjen me atdheun, qe per shumicen e te pranishmeve eshte i larget, e doli ne pah deshira per te bere diçka edhe duke jetuar ne diaspore.

Kryetari i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu deklaroi se rruga e Shqiperise per ne Europe nuk kalon as nga Athina dhe as nga Beogradi. Ai shtroi çeshtjen e te drejtave te emigranteve, te pamundesise se tyre per te zgjedhur e per t’u zgjedhur. Por emigranteve ose me mire nenave shqiptare me banim jashte vendit ai u beri nje thirrje shume te veçante dhe te forte.

“Flitini gjuhën shqipe fëmijëve tuaj, flitini shqip sepse ky është një nga misionet më fisnikë dhe është kontributi më i madh që mund të bëni”, u shpreh Spahiu.

E ndersa hapja e takimit u be me notat e himnit kombetar, mbyllja e tij u shoqerua me himnin e Aleances. E perpara largimit, nje fotografi grupi, kujtim te nje dite te karakterizuar nga ngjyrat kuqezi.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Back to top button