Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

“Abetarja, lëshime për qëllime pragmatike”

Tedi Blushi
Drejtori i Politikave Rajonale në MPJ, Mal Berisha: Mësimi i shqipes në Preshevë një hap para
Skandali me Serbinë, u hoqën simbolet kombëtare

Tirana zyrtare e konsideron “një lëshim të vogël për qëllime pragmatike” heqjen e simboleve kombëtare nga Abetaret që iu janë dhuruar nxënësve shqiptarë të Luginës së Preshevës. Sipas Drejtorit të Politikave Rajonale në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Mal Berisha, ky vendim është marrë pas negociatave me Këshillin Nacional të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës si edhe me Forumin e Miqve të Serbisë Jugore, ku bën pjesë edhe ambasadori ynë në Beograd, Shpëtim Çaushi. Për këtë arsye, Berisha ka pretenduar se përgjegjësia për heqjen e simboleve kombëtare nga Abetaret nuk mund të bjerë as mbi MPJ-në dhe as mbi ambasadorin e Shqipërisë në Serbi. “Nëse ka patur një lëshim të vogël për qëllime pragmatike kjo nuk do të thotë që kjo përgjegjësi bie mbi Ministrinë e Jashtme dhe as mbi ambasadorin tonë aty. Ne e shohim atë si një hap përpara që mund të korrigjohet në të ardhmen sepse abetaret do të ribotohen, do të rishikohen dhe do të përmirësohen. Nxënësit e shkollave fillore në Preshevë janë qytetarë të Republikës së Serbisë. Republika e Serbisë ka një Ministri Arsimi e cila ka edhe ajo standardet e veta siç kemi edhe ne tonat. Në këto kushte, ambasadori ynë atje duke qenë se ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me Këshillin Nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe po ashtu në bashkëpunim me një Forum që është shumë i rëndësishëm që vepron në Beograd, ku edhe ambasadori ynë është pjesë, kanë punuar intesivisht që të pajisjen nxënësit e shkollave fillore atje me abetaren në gjuhën shqipe”, u shpreh Berisha.

Drejtuesi i Politikave Rajonale në MPJ, tha gjithashtu se qeveria shqiptare ka dhënë vetëm fondin dhe kopjen elektronike te kësaj Abetareje por të pashoqëruar sipas tij me një dokument të firmosur me Ministrinë e Jashtme serbe. “Qeveria shqiptare u tregua e gatshme që ta sponsorizojë, ta financojë botimin e Abetares. Njëkohësisht afroi edhe variantin e abetares që mësohet në gjuhën shqipe në shkollat tona në Shqipëri. Kemi marrë vesh se në të 1000 kopjet e Abetares që iu janë dhënë nxënësve dhe mësuesve, janë pritur me një gëzim të jashtëzakonshëm, ne jemi përshëndetur për këtë. Është rritur e gjithë struktura patriotike e librit që mësojnë edhe nxënësit në Shqipëri”, përfundoi Berisha. Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa në një intervistë ekskluzive të dhënë në datën 2 tetor për “Gazeta Shqiptare” i ka kërkuar publikisht kryeministrit, Sali Berisha, të tërheqë ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Shpëtim Çaushi. Sipas Mustafës, Çaushi ka dhënë pëlqimin që simbolet kombëtare të shqiptarëve të hiqen nga abetarje për nxënësit e Luginës së Preshevës.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Back to top button