Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Rumania pretendon: 250 mijë arumunë në Shqipëri

Rumania zyrtare shpreson që Shqipëria t’i njohë arumunët që jetojnë në territorin e saj jo vetëm si një pakicë, por t’u japë statusin e një pakice kombëtare. Nga ana tjetër, ajo u jep mbështetjen e plotë perspektives evropiane të Shqipërisë.

Një fakt i tillë citohet në faqen zyrtare të ministrisë së Jashtme rumune, përmes një raporti të veçantë të Drejtorisë së Ballkanit Perëndimor dhe Bashkëpunimit Rajonal, referuar raporteve diplomatike mes dy vendeve. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta Express.

Konkretisht, raporti i Drejtorisë së Ballkanit Perëndimor dhe Bashkëpunimi Rajonal në MPJ-në e Rumanisë, thekson se në Republikën e Shqipërisë është një komunitet i rëndësishëm arumun, që sipas statistikave që jep Shoqata Kulturore “Arumunët në Shqipëri”, ai kap shifrën prej 250 mijë personash.

“Arumunët nuk njihen si pakicë kombëtare, por si pakicë etno-gjuhësore’, një status që nuk gëzon të njëjtat të drejta si pakicat kombëtare në Shqipëri, të drejtën për të mësuar në gjuhën e tyre amtare, përfaqësim në institucionet shtetërore ose për të arritur transmetimet në gjuhën amtare, në radio dhe televizion”, theksohet në raport.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Back to top button