Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Protestë kundër politikanëve shqiptarë


Rock grupi kosovar ‘’Troja’’, pas një serë koncertesh të suksesshme, planifikon të mbajë edhe një koncert të fundit për vitin 2011. Përderisa koncertet e mëparshme i kanë organizuar vetë, këtë herë ata janë duke negociuar me një kompani që merret me organizim të koncerteve, që më 28 nëntor të mbajmë një koncert në Prishtinë.

Të njohur për këngët me mesazhe të fuqishme sociale e politike, ”Troja” kanë ndërmend tu përcjellin një mesazh politikanëve shqiptar.

“Koncerti do të mbahet me një notë proteste për të gjithë politikanët shqiptar, pasi vendet që ata i udhëheqin janë më të prapambeturat në Evropë, populli që ua ka besuar votën është populli më i varfër në Evropë, kurse ata janë politikanët më të pasur në Evropë. Vendet të cilat ata udhëheqin, dallohen nga aeroplani, prej maleve të shkretuara e deri tek ndërtesat më të shëmtuara në planet, të cilat ndërtohen pa kurrfarë plani a koncepti. Fatkeqësisht, kjo ndodhë vetëm në vendet ku udhëheqin shqiptarët, “ka thënë vokalisti Bujar Berisha në një intervistë për “Zhurnal Plus”.

Përveç përgaditjeve për koncert, ‘’trojanët’’ po punojnë edhe në realizimine albumit të ri që planifikojnë ta publikojnë në vitin 2012.

“Punët po shkojnë mirë dhe mendojmë që do ta përfundojmë në kohën e paraparë, “ ka pohuar Berisha.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Back to top button