Shkon në 84 numri i vendeve që njohin pavarsinë e Kosovës
Bregu i Fildishtë ka njohur zyrtarisht Kosovën duke u bërë kështu shteti i 84-të që ka pranuar vendin më të ri në Ballkan. Lajmi është konfirmuar nga zevendes kryeministri i parë i Kosovës Behgjet Pacolli i cili ka patur një takim në Nju Jork me presidentin e Bregut të Fildishtë, Alassane Ouattara.
Njohja e këtij shteti pasoi atë të Nigerisë dhe të Gabonit me 12 dhe 9 shtator të këtij viti. Sikurse është njoftuar nga vetë zoti Pacolli, pritet që një numër vendesh nga Liga Arabe të pranojnë realitetin e ri në Ballkan.
Që prej shpalljes së pavarësisë me 17 shkurt të vitit 2008, Kosova është njohur nga 84 shtete. Nga Bashkimi Evropian, ku shteti i ri synon të anëtarësohet në të ardhmen vetëm 22 vende e kanë pranuar atë ndërsa pesë të tjere ndër të cilet edhe Spanja, Ruamania e Qipro ngurojnë për shkak të problemeve të tyre të brendshme.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”