Çamët, presidenti grek vijon kërcënimet: Nëse doni BE-në, ndryshoni qëndrim!
Po tregohet shume aktiv ne deklaratat e tij kunder Shqiperise Presidenti grek, i cili nuk le rast pa reaguar sa here qe pemenden marredheniet greko-shqiptare nga politika ne Shqiperi.
Presidenti grek Prokopis Pavlopulos vijon me deklaratat e forta kundër Shqipërisë pas pretendimeve për çështjen Çame nga Tirana.
Pas kërcënimit pak ditë më parë, ai është shprehur sot sërish se, Shqipëria po bën një gabim të madh duke rrezikuar të ardhmen në BE.
“Udhëheqja shqiptare bën gabim të madh që mbështet të drejtat e disave që ishin bashkëpunëtorë të nazistëve.
Nuk mund të kesh aspirata europiane dhe të kërkosh të drejtat e bashkëpunëtorëve të nazistëve.
Kur Tirana të ketë një qëndrim tjetër, atëherë Greqia është këtu ta ndihmojë vendin fqinj për në BE” deklaroi ai.
Presidenti Ilir Meta duke komentuar deklaratat kërcënuese të homologut të tij grek, Pavlopulos se Shqipëria duhet të zgjedhë mes integrimit në BE dhe Çamërisë u shpreh se “Qëndrimet e tij nuk sjellin energji pozitive.
Pavlopulos nuk është në sintoni me Bushatin dhe Kotzias. Deklaratat e tij nuk i përgjigjen partneritetit. Duhet të ruajmë qetësinë dhe respektin reciprok’ tha Meta.
/ZgjohuShqiptar.info