Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Pjesmarrja e Ramës në Davos,aty ku takohen njerëzit që drejtojnë botën.Po çfarë është Davosi?

Kryeministri Edi Rama shpalli dy ditë më parë se do të takohet në Davos me homologun grek Alexis Tsipras për të finalizuar marrëveshjen e nisur në Korçë nga ministrat e Jashtëm.Davosi ka kohë që ka hyrë në fjalorin global, jo vetëm si një mbledhje e njerëzve me pushtet, por si një klishe që nënkupton elitat financiare dhe ato me fuqi vendimmarrëse.Samuel Huntingtoni, profesori i Harvard-it ka krijuar stereotipin e “Davos Man”-njeriu i Davosit, me të cilin emërtohen një grusht i vogël njerëzish që vendosin për gjithçka.Këtë vit në Davos marrin pjesë 3000 krerë qeverish dhe CEO të kompanive më të fuqishme të botës.Shqipëria zakonisht nuk ka marrë pjesë në Davos, ngaqë atje trajtohen çështje të nivelit global, por në samitin e këtij viti duket se do të flitet mjaft për Ballkanin.Përveç Edi Ramës dhe Alexis Tsiprasit, në Davos këtë vit marrin pjesë edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç dhe ai i Maqedonisë Zoran Zaev.Po çfarë është Davosi?Ndryshe quhet dhe Forumi Ekonomik Global. Çdo vit në janar, në një resort luksoz dimëror në Alpet e Zvicrës, mblidhen mbi 1 mijë kompanitë më të fuqishme të botës, të cilat japin formë diskutimeve mbi zhvillimin global.Klaus Schwab, themeluesi i Davosit që e krijoi në 1971 e cilëson Forumin Botëror si një “mundësi për të diskutuar për një të ardhme më të mirë”.Kurse kritikët e konsiderojnë këtë samit si një përqendrim dhe monopolizim të çështjeve globale nga një grusht të fuqishmish që vendosin gjithçka për të rritur fitimet e tyre.Naom Chomsky, shkrimtari i njohur amerikan që është ideologu i të majtës amerikane, ka themeluar grupimin No Global për t’ju kundërvënë atyre që i quan si “Oligarkia e Davosit”.Por shpesh në këtë forum ku marrin pjesë mediat më kryesore të botës kanë ndodhur edhe evenimente të rëndësishme politike, si në 1992 kur Nelson Mandela u takua me presidentin e Afrikës së Jugut De Klerk, apo 1994 kur Arafat takoi Shimon Perez për herë të parë.Vitet e fundit, Davosi u bë i famshëm për kritikat e zjarrta që Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan i bëri presidentit të Izraelit, Shimon Peres në lidhje me Palestinën, që më pas u ngrit dhe e u largua nga samiti.Ai që merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror si individ duhet të paguajë 50 mijë dollarë kuotë vjetore, ndërsa si kompani duhet të paguajë 260 mijë dollarë.Për çfarë do të diskutojnë?Tema e vitit 2018 është: “Krijimi i të ardhmes së përbashkët në një botë të copëtuar”. Do të kërkohet për rrugë që riafirmojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në fusha si siguria ndërkombëtare, zhvillimi dhe ekonomia globale.Edicioni i sivjetshëm i Forumit Ekonomik Botëror fillon të martën më 23 Janar./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button