Mogherini: Ja kur do të marrin datë për bisedime me BE-në Maqedonia dhe Shqipëria
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme Federica Mogherini, ka deklaruar se është e impresionuar me dialogun Maqedoni-Greqi.
Në takimin në Sofje të ministrive për Punë të Jashtme të shteteve të BE-së me vendet kandidate, Mogherini dhe Ekaterina Zakharieva thanë se janë optimiste që në qershor Maqedonia dhe Shqipëria do të marrin datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE./ZgjohuShqiptar.info