Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Martesat/ Shqiptarët celebrohen më pak, ja të dhënat sipas qyteteve

Të dhënat nga INSTAT për vitin 2017 tregojnë se numri i martesave është në rënie, ku rekordin më të ulët e mban kryeqyteti me një normë prej 7.1 martesa për 1000 banorë. Ndërsa numrin më të lartë të martesave e kanë lezhjanët me 10.2 për 1000 banorë, pasuar nga Berati me 9.2, Dibra me 8.7, Durrësi dhe Fieri me 8.3, ndërsa Elbasani me 8.2 martesa. Vlora dhe Shkodra ishin pak a shumë në të njëjtën normë, e para 7.6 martesa për 1000 banorë, ndërsa qyteti verior me 7.4.Tendenca e këtij viti si dhe atij që lamë pas duket se për të rinjtë është më pak martesa dhe në moshë më të vonë.Rreth 23 mijë martesa janë regjistruar në zyrat e gjendjes civile për 2017, 5.7% më pak krahasuar me vitin 2013. Numri i martesave për 1000 banorë në qytetet shqiptare:Tirana- 7.1 martesa për 1000 banorëLezha- 10.2 martesa për 1000 banorëBerati-9.2 martesa për 1000 banorëDibra- 8.7 martesa për 1000 banorëDurrësi- 8.3 martesa për 1000 banorëFieri 8.3 martesa për 1000 banorëElbasani: 8.2 martesa për 1000 banorëVlora: 7.6 martesa për 1000 banorëShkodra: 7.4 martesa për 1000 banorëKukësi: 7.1 martesa për 1000 banorëGjirokastra: 7.1 martesa për 1000 banorëKorça: 7.1 martesa për 1000 banorë/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button