Shkëndija e Tetovës shpalos flamurin gjigand, serbët ndihen të fyer
Tifozët e Shkëndijës së Tetovës, ‘Ballistët’ kishin përgatitur një koreografi të veçantë në ndeshjen e kthimit kundër Partizanit, që përfundoi me fitoren e serbëve me rezultat minimal 1:0.
Tifozët tetovarë kishin vendosur një flamur gjigant shqiptar, ndërsa nuk munguan as disa parulla që shiheshin të vendosura nga ta, por edhe nga grupe të tjera tifozësh nga mbarë shqiptaria.
Mediat serbe kanë reaguar ndaj disa këngëve që i kënduan tifozët shqiptarë gjatë ndeshjes si: “Kosova është shtet’, ‘Vrisni serbët’, ‘Serbët janë magjupë’, ‘UÇK’, ‘Adem Jashari’ etj.
Sipas ueb faqes serbe alo.rs, tifozët shqiptarë kanë vënë mesazhe fyese. Ndër ta ishte vendosur edhe mesazhi me shkrimin ‘1999/03/24’, datë kjo e ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.
Këto thirrje të shqiptarëve ishin përgjigje e atyre që kishin bërë tifozët e Partizanit, ‘Grobari’, të cilët në stadiumin e Beogradit kishin thirrur: ‘Vrisni shqiptarët’.
Sipas organizatorëve, ndeshja është konsideruar e rrezikut të lartë. Në stadiumin ‘Filipi II’ kanë qenë të pranishëm 4 mijë persona në uniformë me kërkesë të UEFA-s, e cila dëshironte t’i evitojë incidentet e mundshme.
Rreth 200 persona që vinin nga Beogradi, por të mbështetur edhe nga disa maqedonas, kanë festuar të martën mbrëma në Shkup. Policia maqedonase ka qenë e vëmendshme gjatë tërë ditës, por edhe natën për t’i evituar incidentet në mes të dyja tifozerive. Tifozët e Partizanit nuk janë lejuar të hynin në stadium.
Mt: Osmani, i kënaqur me lojën, edhe pse humbi
Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani, ndihet i kënaqur me lojën që e shfaqi ekipi i tij në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve ndaj Partizanit.
Ekipi nga Beogradi fitoi me rezultat minimal 1:0 në Shkup, por në pjesën e parë tetovarët ishin mjaft të rrezikshëm, duke i lëshuar gjashtë raste të qindpërqindta për gol.
“Nuk i shfrytëzuam rastet e qindpërqindta në pjesën e parë, kurse Partizani e shfrytëzoi rastin që e pati. Jam i kënaqur me lojën e ekipit tim, ndërsa bardh e zinjve u uroj fat në ndeshjet e ardhshme”, deklaroi Osmani pas ndeshjes.
Partizani u kualifikua në rrethin e tretë kualifikues, ku do të luajë me ekipin belg Genk. Edhe pse e eliminuan Shkëndijën, trajneri Aleksandar Stanojevic nuk është i kënaqur aspak me atë që e treguan djelmoshat e tij të martën mbrëma.
“Ishim të tmerrshëm në pjesën e parë, ndërsa në atë të dytë ishim më të qetë. Për atë që mund të jem i kënaqur është vetëm rezultati dhe hapi pozitiv që e bëmë për futbollin serb. Hymë në lojë mjaft dobët. Kishim shumë probleme. Mund të them se dalëngadalë hymë në lojë, u ngritëm, ky duhet të jetë realiteti ynë. Do ta shikojmë këtë ndeshje dhe duhet t’i zgjidhim disa probleme”, tha Stanojevic.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”