Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Jo regjistrimit te popullsise, jo tradhetareve (VIDEO)

Njezet e tete mije shqiptare nje zeri jo regjistrimit te popullsise sipas etnise dhe fese… Nje vrime e madhe ne uje. 71 perfaqesues te popullit qe vetem popullin nuk perfaqesuan. 2 deputete qe nuk bene aq sa duhet Nje opozite e tere qe miratoi duke tundur koken nga larg.1 minister shqiptar qe punon per Greqine. Nje levizje mbarekombetare qe nuk merret parasysh.
“Mirese erdhet ne Shqiperi”  Vendi i trimave, luftetarve, atdhetarve, dhe i tradhetareve te medhenj.
Nje popull qe luftoi qe ne antikitet dhe humbi nga vete bijte e tij, qe e tradhetuan duke i ngulur thiken pas shpine. Por sot thika  po i ngulet ne zemer dhe jo nje thike por 2. Nje per t’i humbur identitetin kombetar dhe tjetra duke futur percarje, percarje fetare. Duke na percare ne piken tone me te forte, aty ku i mburreshim botes mbare.
Ka shume kohe qe e ndjek situaten e krijuar ne vend pas nje palaco ligji te krijuar nga palaco njerez per ta kthyar Shqiperine tone te dashur ne nje palaco te madhe ku te kenaqen “fqinjet” duke e bere te luaje rolet qe deshirojne.
Shqiperia e populluar nga shqipetare ne toka shqipetare. Shqiperia, i vetmi vend ne bote qe kufizohet me vetveten ( Cameria,Kosova, trojet e Maqedonise dhe Mali te Zi). Dhe akoma deshirojne te te percajne duke te blere djemte e tu fukarenj e te pafytyre qe e shesin vatanin per nje cope buke, buke qe do ju zere frymen.
Ka me dhjetra ndoshta qindra qe kane shkruar per kete ceshtje, cdo person qe ka hedhur firmen bashke me mua si nje qytetar i ketij vendi ka bere shkrimin e vet. Por nuk rri dot pa ngritur zerin per te drejten e njeriut qe po me shkelet.  Ajo qe me duket dhe me e pakuptimta dhe qesharakja eshte deklarimi i BESIMIT.
Ne kete pike shkelen 100% te drejtet themelore te njeriut. Besimi eshte dicka mes njeriut dhe Zotit dhe nuk ka pse ta dije asnje person. Ky ligj do sherbeje vetem per nje gje. Te nxise rivalitettin mes komuniteteve fetare dhe do Zoti qe jo por dhe konflikteve ndefetare. Dhe ne konfliktin me te vogel ju do jeni pergjegjes para Zotit, ligjit dhe popullit. Ketij popull qe po ngre zerin dhe thote STOP tradhetise kombetare.
Ju bej thirrje perfaqesuesve tane ne parlament te majte e te djathe, dilini per zot ketij populli qe ju ka mandatuar dhe mos harroni se ne 2013 perseri do dilni para tij. Dhe populli nuk harron.

Per me shume detaje se pse duhet ta kundershtojme regjistrimin e popullsise shikoni videon dhe bashkohuni ne faqen qe tregohet me poshte ku zeri qe ju ngreni te bashkohet ne 1 duke e kundershtuar forte kete padrejtesie.  Nga Ardit SALIAJ

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Back to top button