Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Maqedoni, tekstet shkollore: Shqiptarët, popull i zbritur nga malet

Tekstet e vitit të ardhshëm shkollor duhet të jenë në duart e nxënësve në datën 25 gusht. Ky do të jetë afati për të gjitha shtëpitë botuese, të cilat sipas autoriteteve të Ministrisë së Arsimit, kanë filluar botimin e titujve që janë përzgjedhur nga arsimtarët e shkollave në të gjithë vendin.

Ndërkohë, shqipëtarët në Maqedoni kanë kërkuar rishikim të teksteve shkollore ku janë vërejtur gabime teknike si dhe fraza fyese ndaj kombit shqiptar duke e cilësuar atë si popull i egër, i cili ka zbritur nga malet.

“Ato tashmë kanë bërë porositë pranë shtëpive botuese dhe këto të fundit kanë filluar realizimin e shtypjes së këtyre librave. Këtë produkt të tyren, ne presim datën 25 gusht që t’ia përcjellim drejtorive të shkollave duke hapur libraritë për shitjen e teksteve në shkolla. Klasa e XII punon me kurrikul të ri. I ka të gjitha tekstet e reja”- shprehet Jovan Kristiqi, këshilltar i Ministrit të Arsimit.

Shtëpitë botuese që do të merren me përgatitjen e teksteve numri i të cilave arrin në 30, do të lidhinn kontrata me Ministrine e arsimit, për çdo titull që ato do të nxjerrin nga shtypshkronja .

“Është një mori e madhe kontratash se nuk është problemi i vetëm një shtëpie botuese, por ajo ka dhe shumë tituj, kështu që për secilin titull lidhet kontratë e veçantë. Ne jemi gati me fillimin e kësaj dhe brenda një jave apo dy javësh do t’i përfundojmë edhe këto kontrata”-thotë Kristiqi.

Edhe këtë vit do të zbatohet e njëjta skemë  subvencionimi për tekstet. Librat falas do të përfitojnë fëmijët e komunitetit rom, fëmijët në emigracion dhe ata më aftësi të kufizuara.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
Per me teper klikoni me siper ^^^
“Shperndaje”

Back to top button