Serbët: Shqiptarët e amerikanët armiq, kroatët e boshnjakët tani i kemi miq

Shqiptarët dhe amerikanët mbeten armiqtë më të mëdhenj, kurse kroatët dhe boshnjakët tashmë janë kthyer në miq.

Ky është mendimi i shumicës së serbëve të përfshirë në një sondazh të kryer nga Qendra për Politikat e Sigurisë në Beograd (Belgrade Center for security policy), rezultatet e të cilit janë publikuar në median serbe “Blic”.

Sipas tij, pikërisht kroatët dhe boshnjakët me të cilët serbët zhvilluan luftë të ashpër në vitet ’90, nuk shihen më si armiq e tyre.

Madje shumica e tyre pohon se ata na qenkan kthyer edhe … në miq.

Ndërsa për shqiptarët dhe amerikanët, serbët pohojnë pa droje se mbeten armiqtë e tyre më të mëdhenj.
Nga ana tjetër, për qytetarët e Serbisë, Rusia dhe Greqia janë ende në krye të listës së vendeve që i quajnë mike, ndërsa Kina mund të quhet një mikeshë e re, e cila sapo është futur në këtë listë.
“Ajo që lidh Rusinë, Greqinë dhe Kinën është se të tre këto vendet nuk e kanë njohur Kosovën shtet. Në rastin e Kinës, besoj se qytetarët tanë admirojnë kryesisht edhe politikën e saj të jashtme apo zgjerimin ekonomik duke tentuar të  bëhet fuqia kryesore botërore”, pohon Sonja Stojanoviç, drejtore e  Qendrës për Politikat e Sigurisë në Beograd.

Ndërkaq, sipas këtij sondazhi, votuesit shohin Rusinë si mikun e tyre më të madh.
Është shumë interesante se edhe përqindja e madhe e liberalëve në Serbi (22 përqind), e konsideron Rusinë si mikun më të  madh të Serbisë.

“Kosova është shumë e rëndësishme për qytetarët dhe kjo shihet qartë në deklarimet e tyre. Një gjë tjetër që vihet re, është edhe fakti se qytetarët serbë nuk kanë harruar se ish-Jugosllavia u shpërbë nga Bashkimi Evropian dhe prandaj duket se ata nuk i kanë shumë qejf evropianët. Ndërsa ndërhyrja amerikane në krizën jugosllave, shihet si ndikuese në shpërbërjen e vendit”, thotë historiani serb Çedomir Antiç.

Edhe një gjë është për të theksuar. Shumica e qytetarëve serbë në fakt, refuzuan të përgjigjen në pyetjen direkte se cilat vende janë miq dhe armiq. Kjo do të thotë se pothuajse çdo qytetar i Serbisë është i vetëdijshëm se kategoritë e “mikut” dhe “armikut” janë të lidhura vetëm me interesat.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  
Per me teper klikoni me siper ^^^
“Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button