Mimoza Kusari Lila, ministresha që i ka dhënë ultimatum Serbisë

Mimoza Kusari –Lila është emër i njohur në skenën politikë të Kosovës. Në politikë ka hyrë përmes “derës” së zëdhënëses së Qeverisë së Kosovës. Në ndërkohë është “tërhequr” nga skena politike për t’u rikthyer si sfiduese e garës për qytetin e saj të lindjes Gjakovën. Është ankuar deri në instancat më të larta të drejtësisë në Kosovë por prapë nuk ka arritur të ulet në ‘fronin” e qytetit të Gjakovës. Por nëse ka “humbur” në zgjedhjet lokale në Gjakovë ka fituar në skenën politike në Prishtinë. Ka zënë vendin e zëvendëspresidentes në AKR prej nga për një kohë ka qenë më e zëshmja kundër ish-koalicionit PDK-LDK e mbi të gjitha kundër PDK-së si parti dhe Hashim Thaçit si kryeministër. Sot është zëvendësministre e Thaçit por nuk e ndjen veten “fajtore” për kritikat e drejtuara ndaj kryeministrit në të kaluarën.
Tash ka marrë përsipër një detyrë të madhe e të rëndë. I ka shpallur “luftë” Serbisë, përkatësisht i ka dhënë ultimatum Serbisë se nëse nuk respekton reiciporcitetin e qarkullimit të mallrave në bazë të marrëveshjes se CEFTA-s, do t’i tatimojë të gjitha prodhimet që vijnë nga Serbia në Kosovë.
Ministresha Mimoza Kusari është e vendosur se do të fitojë në këtë sfidë të saj. Ta shohim.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  

Per me teper klikoni me siper ^^^  

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button