“The Economist”: Trazira në Tiranë, Shqipëria në prag …

Londër, 20 maj, NOA – Mediat e huaja, sërish të vëmendshme ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri, si para ashtu edhe pas procesit zgjedhor të 8 Majit.
Kështu, prestigjiozja britanike “The Economist”, i dedikon
ashtu si para pak ditësh, përsëri një editorial të posaçëm klimës politike më të fundit në vendin tonë.
I shkruar nga Tom Huday, ai nis me frazën se “ishte një shpresë e madhe mendimi se zgjedhjet lokale në Shqipëri më 8 maj do të dilnin me një rezultat të qartë dhe të vetëm”.
Më tej, citohet vlerësimi i Albert Rakipit, drejtuesit të Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, sipas të cilit, gjithçka ndodhi flet për një “tirani të status quo-së”.
Duke shtuar se Edi Rama, kreu i Partisë Socialiste të opozitës, ka bërë thirrje për një revoltë të përgjithshme kundër qeverisë së Sali Berishës dhe sot Shqipëria “është në prag …”
Ndërsa disa ditët e ardhshme, citon artikulli në fjalë m,bi Shqipërinë, do të tregojë nëse do të mbizotërojë gjakftohtësia apo nëse shteti do të rrëshqasë në trazira serioze dhe do të zhvillohet potencialisht, dhuna.
Duke përmendur faktin sesi mbështetës të opozitës në mëngjes bllokuan autostradën kryesore Durrës-Tiranë, ndërsa protestat shpërthyen në Tiranë dhe qytete të tjera të këtij vendi.
Problemi konkret që citon editorialisti, ka të bëjë me faktin që nuk ka fitore të qartë më 8 maj.
Socialistët, pohon ai, morën shumicën e qyteteve të mëdha të Shqipërisë, por ama Tirana është në pikëpyetje.
Ndërkaq, Komisioni Qendror Zgjedhor po numëron votat, e kjo ka rritur shanset e Lulzim Bashës, kandidatit të partisë në pushtet të zotit Berisha, për të marrë Tiranën. Socialistët pretendojnë që kjo është një dinakëri e projektuar për të mohuar në fakt, atë që ata e cilësuan fitore të merituar të Ramës, edhe pse me një rezultat të ngushtë.
”Konfuzioni në Tiranë u ngrit për shkak se ishin katër kuti votimit, duke përfshirë ato ku hidheshin votat për kryetarë të komunave, si dhe këshilltarëve komunalë.
Disa fletë votimi në mënyrë të pashmangshme, gjetën rrugën e tyre në kutitë e gabuara. Pyetja se a duhet të konsiderohet e vlefshme kjo, është ende e paqartë, dhe ka argumente të forta në të dy anët.
Askush nuk ka të drejtë për të mohuar të drejtën e qytetarëve për të votuar, thotë zoti Basha. Kjo duket si një pikë e arsyeshme. Nga ana tjetër, kodi zgjedhor flet qartë: nuk duhet që votat të numërohen.
Shqipëria ka qenë e paralizuar që nga zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2009. Socialistët thonë vota e tyre është vjedhur nga z. Berisha. Dhe zhvillimi i fundit ka shkaktuar tërbim në radhët e tyre.
Rama tha se “ne duhet të bëjmë gjithçka me trup dhe shpirt për të ndaluar qeverinë dhe shqiptarët e revoltuar të derdhen nëpër rrugë”.
Kurse Gramoz Ruçi, një zyrtar i lartë i partisë, tha se kjo do t’i çojë socialistët në “revoltë popullore”, citon saktësisht editoriali i “The Economist” mbi zhvillimet në Shqipëri.
Ndërkaq, ai citon të flasë edhe Erion Veliajn, i cilësuar si dora e djathtë e zotit Rama, nëse duhet të bëhet thirrje për një kryengritje, kur kjo mund të jetë një rrezik i madh, sipas të cilit në fakt, nuk mbetet gjë tjetër për t’u bërë ndërsa Berisha vazhdon të reagojë me të njëjtat mënyra sipas tij.
Nga ana tjetër, artikulli i “The Economist” citon sesi presion i madh është duke u aplikuar edhe në të dyja kampet e politikës së jashtme.
Catherine Ashton, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, bëri thirrje dje për “të gjithë liderët politikë që të mos vënë jetët e qytetarëve në rrezik”.
Ndërsa José Manuel Barroso, presidenti i Komisionit Evropian, ka anuluar një vizitë të planifikuar në Tiranë të shtunën.
Si një diplomat evropian psherëtiu: “20 vjet pas komunizmit, ata duket të jenë në gjendje të zhvillojnë zgjedhje të cilat plotësojnë kriteret themelore evropiane”.
Në fund, editorialisti i “The Economist” e mbyll artikullin: “Siç një burim ka shkruar për mua brenda natës nga Tirana: Duket se po hyhet në një cikël të ri të konfliktit politik. Çfarë tragjedie për shqiptarët…”

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Advertisement

Per me teper klikoni me siper ^^^

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button