Serbia urdhëron: Shqipëria të na shlyejë sa më parë borxhet

Parlamenti serb

Shqipëria duhet të fillojë sa më shpejt me shlyerjen e borxhit të akumuluar ndaj Serbisë, që në kohën e ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ).
Ky është propozimi urgjent që qeveria serbe i ka dërguar parlamentit të vendit të saj, e publikuar nga mediat e Beogradit.
Konkretisht, qeveria serbe i ka propozuar organit legjislativ që të ratifikojë një marrëveshje të posaçme me Këshillin e Ministrave të Shqipërisë për zgjidhjen e borxhit ekzistues me Serbinë.
Dokumenti në fjalë, rregullon pagimin e borxhit të bazuar në llogaritjet e hershme, të dekadave të mëparshme, të cilat lidhen me tregtinë e kryer ndërmjet Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë.
Marrëveshja parashikon llogaritjen e një norme të rregullt interesi mbi bazën e borxhit të dikurshëm mes dy vendeve tona, i cili arriti deri diku në më shumë se 8.5 milionë USD më 30 shtator të vitit 2009.
Gjithashtu, përcaktohet edhe fakti që Shqipëria ka pesë vjet kohë për të shlyer borxhin, pa një periudhë faljeje, dhe datat e pagesës janë 31 mars dhe 30 shtator çdo viti kalendarik.
Madje thuhet se çdo vonesë në pagimin e principalit dhe e interesit, do të pësojë ndëshkim dhe do të shoqërohet me sanksione sa u përket interesave.
Qeveria serbe ia ka propozuar parlamentit të saj që ta ratifikojë marrëveshjen në mënyrë të përshpejtuar, duke thënë se “është në interesin e Serbisë, që Shqipëria të fillojë nga pagesa e detyrimeve sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button