PO BASHKIMIT KOMBËTAR, JO “KOMBIT KOSOVAR”-BOMBARDIMIT TË KOMBIT SHQIPTAR!
** Në asnjë formë, Prishtina nuk ka të drejtë legjitime as legale, të negociojë me Beogradin, pa lejen, pa pëlqimin dhe pa pjesëmarrjen direkte të Tiranës zyrtare, sepse, “Kosova është krahinë e Shqipërisë”, ashtu siç është shprehur me plot të drejtë edhe Z. Alfred Moisiu (ish-president i Republikës së Shqipërisë). Të lumtë Z. Alfred, kësi presidentësh, kryeministrash dhe ministrash të jashtëm i nevojiten Shqipërisë, jo të atillë që janë kundër bashkimit të Kosovës, si dhe të trevave të tjera shqiptare që të bashkohen me Shqipërinë. Asi shtetarësh nuk i duhen Shqipërisë, spese janë kundër interesave jetike të kombit shqiptar në Ballkan.
*** Alfred Moisiu: “ Kosova është krahinë e Shqipërisë”!
Alfred Moisu, dje si president kundër bashkimit, sot si pensionist për bashkimin kombëtar dhe, kundër “kombit kosovar”! Të lumtë, më mirë vonë se kurrë, të thuhet dhe të mbrohet e vërteta e identitetit kombëtar, territorial dhe shtetëror e Shqipërisë Etnike Natyrale.
Pra, le ta dijnë edhe Bamir Topi (president), edhe Sali Berisha (kryeministër), edhe Edmond Haxhinasto (ministër i Jashtëm) se Kosova është Shqipëri. Prandaj, të veprojnë në përputhje me të drejtën historike dhe me Kushtetutën në fuqi të Republikës së Shqipërisë (Preambula dhe Neni 8) për bashkmin me çdo kusht të Kosovës me Shqipërinë. Jo ta bëjnë të kundërtën, ashtu sikurse deri tani, duke u deklaruar zyrtarisht kundër bashkimit kombëtar shqiptar.
Këtë të vërtetë të pamohueshme, është dashur ta thonin dhe ta mbronin me ngulmë qe 20 vjet rresht, presidentët, kryeministrat dhe ministrat e jashtëm të Republikës së Shqipërisë (Sali Berisha, Rexhep, Mejdani, Alfred Mojsiu, Bamir Topi, Fatos Nano, Ilir Meta, Pandeli Majko etj.). Mirëpo, KËTË TË VËRTETË, kurrë nuk e pohuan dhe, fatkeqësisht nuk e pohojnë as sot. Me përjashtim të Alfred Moisiut, i cili si pensionist, e gjeti rastin oportun që ta pohojë të VËRTETËN E PAKUNDËRSHTUESHME se “Kosova është krahinë e Shqipërisë”.
Çdo devijim logjik, politik, kombëtar dhe diplomatik veprues nga kjo e vërtetë, Kosovën do ta linte sërish në “mëshirën” dhe në “baltën” e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999).
Të lumtë, Alfred Moisiu, që së fundi, i vure në dijeni Rexhep Mejadnin (ish-president), Bamir Topin (president), Sali Berishën (kryeministër) dhe Edmond Haxhinaston (ministër i Jashtëm, i cili prerazi është deklaruar kundër bashkimit kombëtara shqiptar, dy herë radhazi) se “Kosova është Shqipëri”, e cila sa më shpejt të jetë e mundur, duhet të bashkohet me Shqipërinë. Ndryshe, Shqipëria do ta humbas Kosovën, si dhe territoret e tjera të saj indigjene që ndodhen nën Serbi, nën “Maqedoni”, nën Mal të Zi dhe nën Greqi.
***Alfred Moisiu (ish-president i Shqipërisë) me të drejtë pohoi në Prishtinë: ““Sigurisht Kosovën e quaj krahinë të Shqipërisë, sepse ashtu është, siç është Labëria, siç është Mirdita, e siç janë viset tjera të Shqipërisë. Pra mirditorët janë mirditorë, labët janë labë dhe kosovarët janë kosovarë, por shqiptarë janë të gjithë. Pra pikërisht ne duhet të mësohemi, jo ne se ne këtë e dimë, por gjithë të tjerët duhet të mësohen, që jemi një komb që padrejtësisht na ndanë, në mënyrë shumë grabitqare na ndanë, por edhe sot mos të flemë gjumë, sepse një fjalë e popullit thotë ‘uji fle, por hasmi nuk fle’” (www.zeri.info/11/04/2011).
Edhe unë, këtë të vërtetë qe 20 vjet rresht e pohoj, e mbështes dhe, do ta mbështes me argumente se Kosova është krahinë e Shqipërisë Etnike ( e cila duhet të bashkohet urgjentisht me Shqipërinë), jo e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999), por burrat e shtetit të gjysmë-Shqipërisë së pavarur (1912), gjatë dy dekadave të shkuara (1990-2011) asnjëherë nuk e panë të arsyeshme, as nuk e patën guximin politik, as diplomatik, të pohojnë para gjithë botës se Kosova është krahinë e Shqipërisë, ashtu siç deklaroi, para ca ditësh Z.Alfred Moisiu (ish-president i Republikës së Shqipërisë) në Kosovë-krahinën e Shqipërisë.
Këtë gabim të rëndë politik, kombëtar, ndërkombëtar dhe shtetëror, edhe sot janë duke bërë si presidenti Bamir Topi, kryeministri, Sali Berisha, si dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhxinasto.
Mosdeklarimi i politikës dhe i diplomacisë zyrtare të Tiranës se Kosova është pjesë e pandashme dhe integrale e territorit të Shqipërisë Etnike, është një absurditet dhe qyqyari politike dhe diplomatike e pashpjegueshme dhe e papranueshme, edhe për të drejtën historike, edhe për të drejtën legjitime, edhe për të drejtën e vetëvendosjes së kombit shqiptar mbi territorin e Shqipërisë Etnike.
Derisa Serbia para gjithë botës, qe 100 vjet (1912-1999), jo vetëm se thotë që “Kosova është e Serbisë”, por, edhe sot, këtë të pavërtetë të madhe, pa asnjë turp dhe, pa asnjë argument valid historik dhe juridik ndërkombëtar e mbron para Bashkimit Evropian (BE) dhe para Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Si rrjedhojë, krerët e Serbisë së sotme(2000-2011) duke manovruar me teza të tilla politiko-propagandistike se “Kosova është Serbi”, së fundi, ia arritën qëllimit që t’i bindin BE-në, OKB-në, Amerikën, qeverinë dhe parlamentin e Kosovës, që Prishtina zyrtare të hyjë në “dialogun teknik” me Serbinë, edhe pas pavarësimit të Kosovës, më 17 shkurt 2008, pjesën veriore të Kosovës e sundon Beogradi me ligjet, me kushtetutën, me politikën, me diplomacinë dhe me bandat e ndryshme kriminele, që e kanë zbrazur atë pjesë nga shqiptarët.
E, ku janë politika dhe diplomacia shqiptare? Ku janë Presidenti, Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë që nuk i thonë Serbisë, BE-së dhe Amerikës: “-Nuk keni se çfarë të dialogoni me Prishtinën zyrtare, se Kosova është krahinë e Shqipërisë. Titullar legjitim dhe legal është Shqipëria, jo Serbia kolobialiste”.
Prandaj, krejtësisht e logjikshme dhe e pranueshme (historikisht, kombëtarisht, juridikisht dhe demokratikisht), do të ishte që Presidenti Baimr Topi dhe Kryeminstri i Republikës së Shqipërisë, të kërkonin nga Serbia, nga BE-ja dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se Tirana është e autorizuar dhe e gtashme, të dialogojë në emër dhe për Kosovën (nëse është nevoja) ngase i përket Shqipërisë, jo Serbisë, e cila me ndihmën e fuqive të mëdha imperialiste të Evropës, e copëtoi, e ankesoi dhe e kolonizoi Kosovën e Shqipërisë Etnike.
Duke qenë se Kosova është pjesë legjitime e Shqipërisë Etnike, diplomacia zhyrtare shqiptare e Tiranës, nuk do të duhej të lejonte e as të pranonte, që të qëndronte anash (në rolin e vrojtuesit neutral, ashtu si iu konvenon interesave strategjike të Serbisë dhe të partnerëve të saj evropianë dhe ndërkombëtarë) nga “dialogu teknik” i Prishtinës me Beogradin, por fjalën kryesore dhe vendimtare, do të duhej ta kishte Republika e Shqipërisë për Kosovën, sepse është një krahinë e saj, ashtu siç është deklaruar, edhe ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisu në Prishtinë më 11 prill 2011, me rastin e pjesmarrjes “në Akademinë Përkujtimore-12-vjetorin e rënies së komandantit dhe të heroit Agim Ramadani dhe të dëshmorëve të tjerë Betejës së Koshares së UÇK-së.”(www.zeri.info/11/04/2011).