Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Peticioni në BE: 75 shoqata kundër regjistrimit etnik të popullsisë

75 shoqata kulturore dhe atdhetare u rreshtuan në bllok sot kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.
Bashkimi i tyre në zërin kundër këtij regjistrimi është bërë i ditur në një takim të organizuar sot në Tiranë, ku merrte pjesë edhe nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Sphaiu.
“Në qytete të cilat ka një ndarje të komuniteteve fetare, të shoqërisë, të cilat kanë qenë simboli dhe modeli për gjithë Europën për tolerancën fetare është krejtësisht e papranueshme të ndezësh një minë me sahat e cila do të ngrejë tensione fetare në këto zona të Shqipërisë, qoftë ne veri duke filluar nga Shkodra, deri në jug. Pse ne duhet të fusim në garë komunitetet fetare për të numëruar besimtarët e tyre? Nuk është as detyrë e shtetit, as e shoqërisë. Është detyrë e komuniteteve fetare të numërojnë besimtarët e tyre, ashtu siç detyre e partive politike të numërojnë simpatizantët e tyre”, theksoi Kreshnik Spahiu.
Ndërkohë politikani Sabri Godo tha se  peticioni kundër regjistrimit etnik dhe fetar, duhet t’i dërgohet në Bashkimit Europian.
Godo theksoi se komunitetit ndërkombëtar duhet t’i bëhen të ditura, ndërhyrjet e qeverise greke në punët e brendshme të Shqipërisë.
”Kush e ka ftuar këtë ministri të jashtme greke të vijë të na ndihmojë ne për të qeverisur vendin? Të na thotë kur duhet t’i bëjmë regjistrimet dhe si duhut t’i bëjmë? Ç’ështe kjo? Kjo është një ndërhyrje haptaz në punët e brendshme të një vendi fqinjë. Kjo duhet ndaluar. Këta thonë se ato deklaratat që bëri ai konsulli grek në Korçë ishin personale. Nuk ishin personale derisa përkrahen në mënyrë indirekte nga vetë qeveria greke. A kemi ne mundësi ta nxjerrin në krye këtë punë për ta ndalur këtë gjë të keqe që bëhet? Them gjë e keqe sepse terreni është përgatitur prej 20 vjetësh”, theksoi Godo.
75 shoqatat pjesëmarrëse në konferencë, nënshkruan peticionin kundër rregjistrimit te popullsisë mbi baza etnie dhe feje duke u shprehur edhe kundër shtyrjes qe qeveria ka deklaruar për shkak te mbajtjes se zgjedhjeve lokale ne tete maj. Sipas Shoqatave, procesi duhet të vazhdojë por nga formulari qe qeveria ka hartuar për tiu shpërndarë qytetarëve duhet të hiqet aneksi për kombësinë dhe fenë.
Per me teper klikoni me siper ^^^

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button