Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

“Basha, trajtim si ministër”

Lulzim Basha, kryetar i opozitës shqiptare gjatë vizitave jashtë vëndit
do të trajtohet i barabartë me ministrat e kabinetit Rama.

Këtë e vërteton një memo e
inicuar nga ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dërguar të
gjitha përfaqësive diplomatike shqiptare. Në këtë memo, e para hartuar
nga Bushati si ministër i Punëve të Jashtme, kopje e të cilës disponohet
nga Top Channel thuhet: “Ju bëjmë me dije se Ditmir Bushati, ministër i
Punëve të Jashtme udhëzon të merren masa nga ana juaj për trajtimin e
kryetarit të opozitës gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit me të njëjtin
trajtim protokollar, sikurse çdo pjesëtar i kabinetit qeveritar të
republikës së Shqipërisë”.Memoja është dërguar mesditën e datës 19
Shtator 2013 dhe mban firmën e drejtorit të protokollit të shtetit Ermal
Dredha.


Letra derguar ambasadave

Ndërsa paraditen e të premtes i është dërguar një letër kryetarit të
opozitës Basha, ku vihet në dijeni për këtë urdhër të ministrit Bushati.


Letra derguar Bashes

Që kjo memo të jetë e zbatueshme i kërkohet zotit Lulzim Basha t’i
vërë në dispozicion protokollit të shtetit intenerarin e lëvizjeve
zyrtare në mënyrë për mbarvajtjen e vizitave. Ky veprim i ministrit
Bushati vjen pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për një trajtim
krejt ndryshe të opozitës së re Shqiptare nga ajo që opozita e shkuar
mori nga Qeveria Berisha./ Top Channel

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
               Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button