Abuzimi me çmimet e maskave dhe dezinfektuesve në Tiranë, Prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për abuzimet me çmimet për produktet që shërbejnë për parandalimin e simptomave të gripit.
Hetimet nisen pas informacioneve në media dhe shqetësimit të qytetarëve.
Koronavirusi ka përhapur panik te qytetarët dhe në të gjithë farmacitë e qyteteve vihen re mungesa të maskave dhe të dezinfektantëve.
Gjithashtu është vënë re dhe një rritje e çmimit të maskave.
Sipas Ora News, rritja e çmimit vihet re orë pas ore dhe një dezinfektant nga 250 lekë ka shkuar në 400 lekë.
Ndërsa maskat me karbon janë blerë dhe me 650 lekë të reja.