“Miksimi” i koalicionit të ri/ Gjekmarkaj: Berisha u bë sot anëtar i LSI-së, ajo u pasurua me një politikan “nongrata”

Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se me koalicionin e ri, ish-kryeministri Berisha u bë sot anëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa kjo e fundit u pasurua me një politikan “non-grata”.

Gjekmarkaj vuri në dukje gjithashtu se në zgjedhjet e 6 marsit Partia Demokratike hyn për të fituar në të gjitha bashkitë. Ndërsa shtoi se selia blu do të prezantohet me kandidatë cilësorë.

PD hyn në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit për të fituar në të gjitha bashkitë. Këto janë zgjedhje të pjesshme me një mandat 13 mujor. Ne do të prezantohemi me kandidat cilësor, përfaqësues të denjë të komunitetit. Mos të harrojmë se të gjitha këto bashki janë pa kryetar prej ligjit të dekriminalizimit, i cili ndëshkoi aleancën e Edi Ramës me botën e krimit.

Në zgjedhje çdo votë është e rëndësishme. Tani koalicionit të krimit kundër PD-së, ua bashkua edhe koalicioni “non-grata”. Unë besoj që vullneti qytetar do ta mundë agresionin atipik nën të cilin ndodhet PD-ja. Koalicioni “non-grata” i ka shpallur luftë PD-së dhe Amerikës, jo Edi Ramës”, është shprehur Gjekmarkaj në një intervistë për ‘Koha Jonë”.

Gjekmarkaj ka vënë në dukje gjithashtu se koalicionet e PD-së me LSI-në i kanë kushtuar goxha të djathtës në aspektin e marrjes së votave.

Koalicioneve me të, jo pak herë PD-ja ka paguar kosto tek militantët e saj, dhe me këtë nuk dua t’u bie betejave të përbashkëta që PD-ja ka bërë me ata. Në vitin 2017 në një fushatë agresive, LSI-ja mori shumë vota të PD-së. Në 2021 këto vota u kthyen tek PD-ja. Të marrësh votat e tua të vërteta nuk është tradhti. Të sulmosh PD-në dhe Bashën nuk më duket se është tradhti e PD-së dhe e Bashës. Duhen pyetur sulmuesit për motivet dhe kush ka tradhtuar kë?”, ka theksuar ai.

Ai shtoi se Rama po e sulmon Bashën me argumentet e ish-kryeministrit Berisha. “, përfundon Gjekmarkaj./m.j

Back to top button