Meta nxjerr videon dhe pyet qeverinë: Kur do të flisni me nënë Lizën?

Presidenti i vendit Ilir Meta ka ironizuar qeverinë në lidhje me nismën e Këshillimit Kombëtar. Kreu i Shteti ka publikuar një video ku shfaqet nënë Liza e cila u bë “person publik” pas shembjes së banesave të “5 Majit”, teksa i drejtohet qeverisëdhe pyet se kur do të ulen dhe të diskutojnë me nënë Lizën. Ndër të tjera Meta shkruan se shqiptarët meritojnë një dialog të sinqertë, humanizëm dhe një zgjidhje.
“Shumë mirë, që konsultoheni virtualisht me qytetarët, por me Nënë Lizën kur do flisni?!
Shqiptarët meritojnë dialog të sinqertë, humanizëm dhe ZGJIDHJE!
Dëgjoni me përulësi zërin e qytetarëve të thjeshtë, që kërkojnë çdo ditë respektimin e të drejtave dhe lirive të tyre!”, shkruan Meta.