Haradinaj mesazh Vuçiçit: Nëse do paqe dhe stabilitet në rajon, kërko falje për masakrën e Reçakut

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se deklarata e vendeve të Quintit për masakrën e Reçakut, rikonfirmon edhe njëherë se këtë masakër e bëri Serbia.

“Pas 21 viteve mohimi, është koha e fundit që Aleksandër Vuçiqi e klika e tij trashëgimtare e Slobodan Millosheviqit të reflektojë, ta pranojë gjenocidin e të kërkojë falje nëse don paqe dhe stabilitet në rajon”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:
Deklarata e Ambasadorëve të SHBA, Britanisë se Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë e rikonfirmon edhe njëherë se masakra e Reçakut ndodhi bashkë me masakrat tjera dhe këtë e bëri Serbia. Pas 21 viteve mohimi, është koha e fundit që Aleksandër Vuçiqi e klika e tij trashëgimtare e Slobodan Millosheviqit të reflektojë, ta pranojë gjenocidin e të kërkojë falje nëse don paqe dhe stabilitet në rajon. Të gjithë duhet të dinë se përderisa Serbia po vazhdon të jetë sateliti Rus në Ballkan edhe Evropë, si Kosovë mbetemi fuqishëm të rreshtuar me SHBA-të e shtetet tjera mike dhe gjithmonë të gatshëm të mbështesim dhe përkrahim ruajtjen e paqes, sigurisë, demokracisë dhe stabilitetit në rajon e më gjerë, kurdo që kërkohet nga ne. /e.s/

Back to top button