Pjerin Ndreu nxjerr shifrat: Lezha, e para në vend për investimet publike! Rezultat i një pune serioze

Lezha, është bashkia që renditet në vend të parë në shkallë vendi për realizimin e investimeve publike në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, i cili mesditën e sotme teksa publikoi të dhënat e Ministrisë së Financave për 6-mujorin e parë të 2026, zbuloi se qyteti që ai drejton ka një performancë goxha të mirë investimeve publike.
“Lezha në krye të performancës financiare dhe investimeve publike!
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për 6-mujorin e parë të vitit 2026, Bashkia Lezhë renditet e para në shkallë vendi, me 76% realizim të investimeve publike.
Ky rezultat është dëshmi e një pune serioze dhe të përgjegjshme në administrimin e financave vendore, e përkushtimit për realizimin e objektivave dhe, mbi të gjitha, e vullnetit për t’i kthyer fondet publike në investime konkrete në shërbim të qytetarëve.
Rezultatet na motivojnë të bëjmë edhe më shumë.
Vazhdojmë përpara, me punë, përgjegjësi dhe përkushtim për Lezhën!” shkruan kryebashkiaku i Lezhës në postimin e tij.
Referuar të dhënave të bëra publike nga vetë Ndreu, mësohet se bashkia Lezhë ndiqet nga pas nga Kamza, Bulqiza, Vora e Këlcyra, për investimet publike të bëra në 6-mujorin e parë të këtij viti.