“Kanë marrë 50.000 Euro”, aktivistja hedh akuza të forta ndaj organizatorëve, pas përplasjes së dy grupeve dje te Kryeministria (FOTO)

Influencerja dhe një nga aktivistet e angazhuara në rrjetet sociale për protestën qytetare e cila vazhdon prej më shumë se dy muajsh përpara Kryeministrisë, Gerta Shino ka hedhur akuza të forta ndaj organizatorëve për përplasjen e djeshme.

Siç është raportuar dhe nga pamjet që kanë rrjedhur në media, për shkaqe ende të panjohura publikisht, dy grupime që janë angazhuar në këtë protestë, janë përplasur edhe fizikisht mbrëmjen e djeshme.

Gerta Shino në postimin e saj publik ngre akuza për mënyrën e administrimit të fondeve të protestës, duke përmendur mbi 10 mijë euro të mbledhura përmes GoFundMe dhe rreth 40 mijë euro që, sipas saj, janë dhënë nga shteti për të prishur protestën.

Në mesazhin e saj nuk përmenden emra, por aludohet se një nga grupimet është shitur te Tom Doshi. Komentuesit kërkojnë që ajo të nxjerrë provat dhe faktet që pretendon se ka, ose në të kundërt të mos përçajë organizatorët.

“Ktyre te “forteve” te protestes, nuk u mjaftoi qe mblodhen mbi 10k € me GoFund nga Shqiptaret, po kan dal tani dhe po i rrahin me hekura, ata qe ju mblodhen leket! Plus zogjte thon qe jan paguar dhe nga shteti 40k€, te prishin protesten! Une se di pse nje protestues duhet te kete hekura me vete, nese nuk e ka planifikuar qe me para, qe do rrahi dhe trembi njerez!!!

Tani une nje pyetje kam, si ti cojme andej nga erdhen kta hashashxhinjte? Se na qelben vendin… Une sdua te flas me emra, po jua jap nje mundsi ktyre qe u shiten tek Doshi, nje mundesi te ikin vet! Nese nuk ikin, ateher do detyrohemi te nxjerrim emra dhe prova, ti marri gjith Shqiperia para me veze”, shkruan Gerta Shino.

Pas publikimit të pamjeve nga konflikti i mbrëmshëm, aludohet se në përleshje janë përfshirë persona të grupit të Visuar Dalipit, i njohur në rrjetet sociale si “Banka e Fundit”, dhe mbështetës të Gent Prognit. Megjithatë, deri tani këto mbeten vetëm aludime dhe akuza mes pjesëmarrësve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT