“Po sikur të vrasin njëri-tjetrin?”, Frrok Çupi flet për sherrin në protestë: Për 10 mijë euro që do të ndanin shitën shpirtin, familjen dhe vendin

Analisti Frrok Çupi është ndalur te konfliktet dhe përçarjet ku u përfshinë protestuesit mbrëmjen e së dielës, gjatë një interviste në ABC News. Kujtojmë se sherri ndodhi mes dy grupeve të cilët u përplasën fizikisht dhe u desh ndërhyrja e personave të tjerë të pranishëm për të qetësuar situatën.

Sipas Çupit kjo përplasje ishte e domosdoshme pasi njerëzit janë në shesh prej 70 ditësh dhe po njohin njëri-tjetrin duke ecur në mënyrë jo të qartë pasi nuk kanë një drejtues.

Frrok Çupi thotë se për 10 mijë euro që kishin për të ndarë ata shitën shpirtin, interesat dhe vendin, ai shton se dhuna mes këtij grupimi është prezente, madje ngre edhe pyetjen: Po sikur të vrasin njëri-tjetrin?

Kjo ishte një përplasje e domosdoshme mes tyre. Për shkak se është krijuar si fole konflikti, në errësirë të plotë. Në ilegalitet, erdhën ilegalë pa e njohur njëri-tjetrin. Janë ushtrimi i instikteve të dhunës. Ata erdhën pa e kuptuar se kush është kush, prej gjithë kësaj kohe nuk e dinin kush ishte, ecën në mënyrë të pasigurtë, pa drejtues, pa qartësi. Konflikti tani është i domosdoshëm, kanë 70 ditë, tani po njohin njëri-tjetrin. Një 10 mijë euro që kishin për të ndarë dje, dhe ferrën njëri-tjetrit. Kanë shitur interesa, shpirtin, marrëdhëniet familjare, vendin. Stabiliteti i tyre është mbajtur prej dhunës. Ky është fenomen i krijuar jashtë mitrës së vendit. Këta kanë instikte të çuditshme dhune. Qytetarët e duan të lirë siç e kanë pasur. Po sikur ata të vrasin njëri-tjetrin? Konflikti i tyre është i domosdoshëm për të realizuar paqen qytetare. Marrëdhëniet e opozitës me këtë grupim, është njësoj si tenxherja me garuzhden. Protesta është me stofin e PD”, theksoi analisti Frrok Çupi në ABC News.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT