Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Një turist amerikan ka humbur jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë një ekskursioni në malin Etna, në Siçili. Viktima ishte 30 vjeç dhe identiteti i tij nuk është bërë ende publik nga autoritetet italiane.

Ngjarja ndodhi të dielën, në një zonë të kufizuar të vullkanit, teksa në rajon kishte nisur një stuhi. Sipas mediave italiane, 30-vjeçari u gjet rreth orës 20:00 në gjendje arresti kardiak nga ekipet e emergjencës.
Pas ndërhyrjes së parë, ai u transportua me helikopter drejt Spitalit Cannizzaro në Katania, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin. Turisti u shpall i vdekur pak pas mbërritjes në spital.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT