Gjyqi që ka në “duar” Metën! Nga heqja e pëlqimeve te nisja automatike e videove, çfarë ndryshon në Facebook dhe Instagram nëse Mark Zuckerberg humbet

Herë pas here kompania Meta është përballur me humbje në gjyqe në lidhje me mënyrën se si platformat e saj kanë synuar dhe dëmtuar përdoruesit e rinj, por një seancë gjyqësore e cila do të mbahet sot konsiderohet si “kërcënimi” më i madh ndaj saj.
Gjyqi rrjedh nga një padi e ngritur në vitin 2023 nga 30 shtete amerikane, përfshirë Kaliforninë dhe Nju Jorkun, në të cilën ata pretendojnë shkelje të shumta të ligjeve federale dhe shtetërore të privatësisë për fëmijët, raporton BBC. Këto shtete kanë kërkuar përveç mbi 1 trilion dollëve nga Meta, por edhe që të bëjë ndryshime thelbësore në Facebook dhe Instagram, e në rast se Meta do të humbasë këtë çështje, kjo mund të sjellë ndryshime themelore në rrejtet sociale.
Sipas mediave të huaja prej Metës është kërkuar, edhe në rast se humbet gjyqin do të ndodhin, këto ndryshime:
1.Ndalimi i “Infinite Scroll”, faqja kryesore (Feed) duhet të ketë një pikë ndalimi të qartë, në mënyrë që përdoruesi të mos lundrojë pa mbarim.
2.Heqja e reagimeve dhe “likes”, këtu kërkohet që numri i pëlqimeve të mos jetë publik ose t hiqet fare për moshat e reja, në mënyrë që te mos ketë ankth të krahasimit social
3.Të fiket “autoplay” e videove, këtu kërkohet që videot në “reels” apo “feed” të mos nisin automatikisht por duhet që përdoruesi të klikojë mbi to
4.Të bllokohen njoftimet agresive, të cilat dërgohen në orët e vona të natës apo në orate e shkollave
5.Të hiqen filtrat, të cilët ndryshojnë në mënyrë joreale tiparet e fytyrës
6.Logaritë duhet të jenë private për përdoruesit nën 18 vjeç
7.Të ndalohen plotësisht alogritmet që promovojnë apo sugjerojnë postime mbi dietat ekstreme, vetëlëndimin apo standardet toksike të bukurisë.
8.Të krijohen sisteme të rrepta të verifikimit të moshës, ku kërkohet bllokimi i fëmijëve nën 13 vjeç
9.Vendosja e një “parental control”, ku prindërit dietat ekstreme, vetëlëndimin apo standardet toksike të bukurisë
10.Kronologjia e pastër pa algoritëm, që qëndron në mundësinë e përdoruesit të shohë dietat ekstreme, vetëlëndimin apo standardet toksike të bukurisë.
11.Dhe së fundi, ndalimi i “tracking” së të miturve, e cila konsiston në kërkesën që Meta të mos mbledhë, ruajë apo shesë të dhënat e vendndodhjes apo interesave të fëmijëve për reklama të shënjestruara (target ads)