KONFIRMOHET nga Ministria e Mbrojtjes: Turqia do të shtojë avionët luftarakë në Lindjen e Mesme

Turqia së fundmi mësohet se po shqyrton shtimin e avionëve luftarakë F-16 në territoret e pushtuara.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.
Reuters raporton se ky veprim është pjesë e një plani me faza i cili po vijon të shqyrtohet për të siguruar sigurinë e territoreve të pushtuara në veri të ishullit.
Pak më partë një nga gazetat turke raportoi se Ankaraja po ecën përpara me vendosjen e katër avionëve luftarakë në Aeroportin Ercan në Tymbou të pushtuar.
Bëhet me dije se përgatitjet tashmë kanë filluar në aeroport për të pritur avionët, ndërsa masat e sigurisë janë rritur gjithashtu.
Ndërsa mësohet se avionët luftarakë turkë pritet të mbërrijnë ditën e nesërme.
Kujtojmë se ditën e sotme ka hyrë në ditën e 8 të luftës, ndërsa situata është përshkallëzuar goxha pasi Trump ka ndërmarrë veprime të mëtejshme duke përforcuar prezencën ushtarake në Lindjen e Mesme. Në Mesdheun Lindor pritet të mbërrijë aeroplanmbajtësja e tretë amerikane.